Connect with Us

Basha mbledh aleatët/ Çfarë po ndodh në selinë blu

Aktualitet

Basha mbledh aleatët/ Çfarë po ndodh në selinë blu

Publikuar

-

Lulzim Basha pas takimit me aleatet ku u vendos per djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me aleatët.

Mësohet se takimi do të fillojë në orën 10:30, në selinë blu, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë vijimi i aksionit opozitar.

Kujtojmë këtu se takimi vjen një ditë pas ftesës së kryeministrit Rama, i cili nëpërmjet një letre publike i bëri thirrje Bashës për dialog.

Ndërsa ky i fundit, nga Durrësi foli për mundësinë e mbajtjes së një referendumi popullor dhe akuzoi kryeministrin se ka kapur të gjitha pushtetet dhe institucionet teksa deklaroi edhe njëherë se largimi i tij do i hapë rrugë zgjidhjes së krizës politike.

LEXO EDHE:  Shtyhet takimi mes kryeministrit Rama dhe Hotit

Nga ana tjetër më 25 maj në orën 19:00, opozita e bashkuar ka paralajmëruar se do të organizojë protestën e gjashtë kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kurbin/ Zbardhet rezultati

Publikuar

-

Nga

Edhe në Kurbin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Sipas burimeve zyrtare për CNA.al nga qendra numërimit, rezultatet janë këto.

Lulzim Basha ka arritur të fitojë 1016 vota, Agron Shehaj 74 vota, Edit Harxhi 8 vota dhe Fatbardh Kadilli 7 vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Publikuar

-

Nga

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Ka përfunduar procesi i numërimit në Gramsh. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 340 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 74 vota, e treta renditet Edith Harxhi me 20 vota dhe më pas Fatbardh Kadilli me 16 vota.

Ndërsa vetëm 8 vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Beratit/ Ja sa ishte pjesëmarrja

Publikuar

-

Nga

Në qarkun e Beratit u mbyll procesi i votimit për kreun e ri të PD. Në garë ishte Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Ashtu si CNA.al e raportoi, në këtë qark ka pasur një tkurrje të anëtarëve në krahasim me vitin 2017.

Në degën e PD Berat ka pasur 25 mijë anëtarë, nga të cilët vetëm 1640 kanë qenë aktivë.

Kutive të votimit iu drejtuan 660 qytetarë, pra 40.2% e anëtarëve.

LEXO EDHE:  Skandali me emërimin e Metanit/ Si Rama kërkon të kërcënojë gjyqtarët dhe prokurorët

LEXO EDHE:  Skandali me emërimin e Metanit/ Si Rama kërkon të kërcënojë gjyqtarët dhe prokurorët

Ndërsa në Skrapar nga 312 anëtarë që kanë qenë në total, u janë drejtuar kutive të votimit vetëm 93 veta ose 30% e tyre.

Në bashkinë e Poliçanit nga 253anëtar votuan vetëm 131persona ose 51.7%.

Në bashkinë e Dimalit  nga 1074anetar vetëm 500 të tillë votuan ose 51%.

Procesi i votimit u krye në mjediset e zyrave të PD.

Filloi në orën 8.00 mbaroi në orën 19.00./CNA.al

LEXO TE PLOTE