A do vijë Migjen Basha te Partizani? Olsi Rama befason me përgjigjen e tij – CNA
Connect with us

Sport

A do vijë Migjen Basha te Partizani? Olsi Rama befason me përgjigjen e tij

Publikuar

-

Partizani bëhet gati për festë, por paralelisht edhe për atë që vjen pas festës spektakolare të titullit në këtë fundjavë në kryeqytet.

Këtë e konfirmon drejtori Olsi Rama, i cili para mediave sot ka treguar se si është situata në klubin e kuq para sfidës me Kukësi, por edhe atë që pritet më pas nga ekipi në rrugëtimin në Europë apo edicionin e ardhshëm.

“Ne kemi ndeshje te dielën, do jetë një festë të them të drejtën dhe shpresoj e pretendoj që stadiumi të mbushet plot që të festojmë një sezon të mrekullueshëm të Partizanit.

Kundërshtar të radhës kemi Kukësin, sigurisht nuk është ndeshje titulli por do të jetë ndeshje që do ta vlerësojmë se janë rivali që na kanë ndjekur më afër në kampionat.

Janë ekip i mirë, por djemtë do ta gjejnë motivim për të treguar edhe një herë se kush janë dhe pse janë këtu”, tha Rama.

Sigurisht që të gjithë kanë filluar të diskutojnë për të ardhmen e Partizanit, me afrimet e largimet për verën e edicionin në vijim, duke vendosur pranë të kuqve edhe emra shumë të njohur.

Por Rama sqaron se për momentin nuk ka asgjë konkrete nga ato që flitet e shkruhet duke e cilësuar të tillë edhe atë që ishte aluduar së fundmi për afrimin e Migjen Bashës.

“Në merkato kemi identifikuar disa emra, nuk kemi afruar asnjë. Po shohim të plotësojmë ku është më e nevojshëm aktualisht dhe në disa role për të ardhmen.

Fokusin e kam te të rinjtë por sigurisht rritja cilësore dhe Champions këtë vit kërkon edhe ndërthurjen me lojtarë me eksperiencë që të na ndihmojnë të ecim sa më larg.

Basha? Këta djemtë e Partizanit janë të mrekullueshme, jam i sigurt që e kanë ftuar në grup për ta bërë ët ndjehet sa me mirë. Ai është veteran i kombëtares, e kam pëlqyer gjithmonë. Por atë foton e pashë në gazetë, nuk ia kam idenë…”, tha ai.

Drejtori më pas konfirmoi se Partizani po bën gjithçka që në sezonin e ardhshëm të luajë në kompletin e vet dhe në “Arenën Kombëtare”.

“Do të bisedojmë me peronat përgjegjës të stadiumit të ri, të shohim kushtet që na ofrojë për të luajtur atu. Dëshira është të luajmë aty por duhet të jetë një ambient simulues për tifozët.

Unë besoj te premtimi i presidentit Demi që do të kemi stadiumin e Partizanit,  ku do të bëjmë pjesën më të madhe të ndeshjebe dhe ata të rëndësishme te “Arena Kombëtare”, tha Rama.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Mbyllet sfida, Feronikeli kalon me sukses kundërshtarin në Champions League

Publikuar

-

By

Skuadra e Feronikelit ia ka dalë të kalojë me sukses në finalen e turit paraeliminatore të Ligës së Kampioneve duke kaluar Linkoln Red Imps të Gjibraltarit. Kampiones së Kosovës i ka mjaftuar një gol i shpejtë për të prerë biletën për finalen e cila luhet pas pak ditësh në Prishtinë.

Hoti finalizoi me sukses një aksion që në minutën e tretë duke kaluar në avantazh Feronikelin, i cili më pas u mundua që të administronte ndeshjen e cila zhvillohej në Prishtinë, ashtu si i gjithë miniturneu i paraeliminatoreve.

Skuadra e Ramadanit ishte më e qartë në aksionet e saj dhe kishte disa mundësi të tjera për shënim, ndërsa porta e Troshupës nga ana tjetër u rrezikua rrallëherë nga skuadra e Gjibraltarit.

Në fund, ky gol mjaftoi që Feronikeli të zinte një vend në finalen e të premtes, ku do të ketë përballë ekipin e Santa Koloma të Andorrës që mundi po 1-0 Tre Pene të San Marinos.

Për fituesin është gati një vend në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj TNS te Uellsit, por edhe një çek i majmë.

Kjo pasi duke llogaritur fitimet nga UEFA, skuadra që përfundon në Champions merr një çek prej më shumë se 1 miliopnë eurosh në rastin më të keq të mundshëm në ecurinë në këtë turne apo në Ligën e Europës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Spinaqi hiqet nga dieta e sportistëve/ Ja pse nuk lejohet

Publikuar

-

Përdorimi i substancave, të quajtura si doping nga ana e sportistëve është e ndaluar nga çdo Federatë. E për këtë fakt, të shumtë janë ushqimet që përjashtohen nga dieta ditore e sportistëve, pasi fibrat dhe vlerat ushqyese të tyre mund të stimulojnë forcën në garë.

Por, një studim i publikuar nga Universiteti “Freier” në Berlin tregon se një substancë e cila gjendet kryesisht te perimet e gjelbërta me gjethe, si spinaqi, ka një efekt të ngjashëm me steroid dhe duhet të shtohet në listën e substancave të ndaluara në sport. Bëhet fjalë për ecdysterone, e cila mësohet se të jep forcë të menjëhershme.

Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtuesit zhvilluan një studim që bëri bashkë46 atletë të cilët u trajnuan tre herë në javë për 10 javë. Disa u dhanë ecdysterone dhe të tjerë një placebo. Tek ata që morën ecdysterone u pa një performancë e madhe, thuajse tre herë më shumë se ata që nuk e kishin.

Studiuesit theksojnë se ecdysterone aktualisht mund të blihet ligjërisht si një bazë ushqimore. Bashkë-autori Francesco Botrè, drejtor i agjencisë italiane anti-doping (FMSI), tha për CNN se ekipi po heton tani mënyrat për të testuar ecdysterone.

Agjencitë anti-doping aktualisht nuk lejohen të testojnë për ecdysterone, sepse ai nuk është në listën e substancave të ndaluara, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe e ardhmja e sportistëve do të zbehet edhe më shumë. Çdo vendim për një ndalim të ardhshëm do të bëhej nga një komitet i posaçëm i ekspertëve të WADA.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kjo po që është surprizë/ Kampioni i botës drejt transferimit te Milani

Publikuar

-

Milan është duke punuar për t’i vënë në dispozicion trajnerit Marco Giampaolo një skuadër cilësore për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë duan të ndërtojnë një ekip me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë.

Për sa i takon kategorisë së dytë, emri i fundit në listën e milanezëve duket se është ai i sulmuesit të Lyon, Nabil Fekir, kampion bote me Francën ne Botërorin e zhvilluar në rusi në 2018-ën.

Sipas “France Football”, Milan ka vënë në shënjestër sulmuesin dhe është gati të shpenzojë 35-40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Në 39 ndeshjet e luajtur sezonin e kaluar me Lyon, Fekir ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 9 asiste.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending