Vasili sulmon Ramën/ “Gënjen dhe këput broçkulla” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vasili sulmon Ramën/ “Gënjen dhe këput broçkulla”

Publikuar

-

deputeti i lsi, petrit vasili ne studio

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka shkruar lidhur me platformën E.Learnin në shëndetësi, e cila u prezantua sot nga qeveria.

Vasili u shpreh në rrjetet sociale se  “Sa here që Shkollëpaku flet për shëndetësinë të gjithë qeshin” duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Vasili ironizon Ramën duke thënë se flet gjëra të kota dhe të tepërta duke shtuar “mirë që nuk tha do t’i fusim në burg ata mjekë, që nuk përmbushin edukimin në vazhdim.”

Vasili e ka quajtur Ramën ” elifmatrak, që vetëm gënjen dhe këput broçkulla për shëndetësinë.” ndërsa ka shtuar se në lidhje me zhvillimin e mjekësisë, vendi ynë është 10 vite mbrapa vendeve të tjera të zhvilluara.

 

Postimi i plotë i Petrit Vasilit 

Kur flet Shkollepaku per shendetesine te gjithe qeshin!!

Sot shkollepaku ne kuturisjen e tij te çartur te radhes u shfaq te fliste prap per shendetesine.

Sa here qe ky flet per shendetesine te gjithe vetem qeshin,disa me ze te forte,disa me ze te ulet,disa me nje buzeqeshje te brendeshme,por ama te gjithe qeshin dhe shume bile.

Sot shkollepaku me sebepin e e-learning keputi folklor analfabetesh sa mundi.

Tha qe po lufton hilet e mjekeve ne edukimin ne vazhdim, mire qe nuk tha do ti fusim ne burg ata mjeke, qe nuk permbushin edukimin ne vazhdim.

Na tha shkollepaku,qe kjo mjeksia e tij s’ka te krahasuar me ate te 5-6 vjet perpara.

Por meqe te tijte e tallin si gjithmone dhe ky perserit si papagall cfare i shkruajne, hajt ti kujtojme ca gjera.
Se eshte turp i madh qe Shqiperia te kete nje elifmatrak te tille ne krye te qeverise,qe vetem genjen dhe keput brockulla per shendetesine.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët do t'a izolojnë Ramën”/ Paralajmërimi i fortë i Vasilit

Shkollepak:

Se pari: Edukimi ne vazhdim u ideua dhe filloi te funksionoje qe ne vitin 2008 dhe qe ne gusht 2010 ishte funksionues: “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Se dyti edukimi ne vazhdim nuk eshte thjesht nje detyrim,por shume me shume se kaq ai eshte fryme teresore sistemike per t’ju rikthyer fort dijes mjeksore ne te gjitha format e pervehtesimit te saj.

Se treti E- learning eshte vetem nje prej instrumenteve,ndersa puna individuale dhe ajo kerkimore shkencore eshte nje bote kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shume forma, sa qe uleritja analfabete e kryeministrit per vetem njeren prej tyre, e ben te duket si indianet e amerikes,qe habiteshin dhe shkembenin nje cope xhami me flori.

Se katerti: e- learning nuk eshte xhandari i sistemit te edukimit ne vazhdim, por eshte e perseris nje instrument ne funksion te sistemit.

Se pesti: shkollepaku foli edhe gjoja per botime gjithefaresh te mjekeve, qe sipas tij nuk kane vlere dhe qe jane kot.Ky analfabet nuk e di qe cdo reviste mjeksore
per shkollepakun shendetesia eshte nje hicgje,pa vlere dhe pa rendesi aw sa edhe e katandisi nga nje Ministri e plote dhe funksionuese ne nje kat mizerabel brenda Ministrise se Punes.

Kaq per sot shkollepak, se edhe kaq veshtire se i kupton ti.

P.S.shkollepak ke edhe me foto VKM e 2008 per ngritjen e Edukimit ne Vazhdim dhe foton e Inaugurimit te Telemjeksise.
Te tallin… je nja 10 vjet prapa…/CNA.al

 

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Nënkryetari i FRPD thirrje për përplasje

Publikuar

-

Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e opozitës joparlamentare të ditës së premte.

Hoxha ka thënë se “do t’a refuzoj shiritin e bardh që ndan protestuesit dhe policinë” duke nënkuptuar se do të ketë përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

“Ky shtet që dhunon qytetarët nuk meriton asnjë shenjë respekti”, ka shkruar ndër të tjera Lisandër Hoxha në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  "Çuni i Fahriut me shpatë në dorë"/ Iu shpall luftë materialeve zgjedhore në Pogradec

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës

Ditën e prente do të refuzoj shiritin a bardhë që ndan protestuesit me kordonin policor. Ky narko shtet që dhunon qytetarët dhe kërkon të organizojë zgjedhje të paligjshme nuk meriton asnjë shenjë respekti. Edi Naduro do të rrëzohet nga zjarri i papërmbajtshëm i shumicës së shqiptarëve.

Të premten, ora 20:00, takohemi tek vendi.

Populli në mosbindje civile.

Rama ik!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ky shoku na iku për duarsh”/ Rama rikthen Nanon dhe thumbon Metën

Publikuar

-

By

Kryeminsitri Edi Rama, ka vijuar fushatën elektorale në njësinë numër 1 në kryeqytet.

Gjatë bisedës më banorët ai nuk ka hequr nga thumbimet për Presidentin Ilir Meta.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe protestat e Opozitës  joparlamentare, duke rikthyer në vëmendje Fatos Nanon.

“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, ‘Nano ik’, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës/ Kjo luftë e turpshme do dështojë

Ik se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum”, ka thënë Rama.

Sipas të njëjti, opozita shfrytëzon njerëz “të verbër” të cilët përfundojnë në burg./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohet ku shkoi Basha, para paraqitjes në prokurori

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot zbatoi thirrjen e Prokurorisë së Tiranë, për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga organi i akuzës në lidhje me lobimin 1 milion dollarë në SHBA.

Pasi tre ditë më parë e kishte refuzuar thirrjen duke e cilësuar të paligjshme, duke u kapur pas procedurave, sot i trembur se mos e shoqëronin me polici, shkoi vetë.

Por, përpara se të shkonte në prokurori, ai ka kryer një rit. Një rit që ka filluar dhe e kryer shpesh, sidomos përpara protestave, apo në momente kur ndihet se duhet të shfaqet i sigurtë dhe jo nervoz.

LEXO EDHE:   Deklarata e fortë/ Rama kriminel gjakftohtë, të përballet me drejtësinë 

Sot në mëngjes, mësohet se kreu i PD-së ka shkuar në parukerinë e tij të preferuar dhe pasi ka qëndruar për gati një orë dhe pasi flokët e tij kanë marrë shkëlqimin dhe ngjyrën e duhur, është nisur i lumtur me vrap drejt prokurorisë, me besim të plotë se kishte kryer ritin e tij të bestytnisë dhe do të shpëtonte nga akuzat. Pasi flokët janë bestytnia e tij kryesore.

Mesa duket, Luli është kundër parimit se vetëm “gomari nuk thinjet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Close