LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i fortë Ndokës/ “Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për bllokimin e zgjedhjeve”

22 Maj 2019, 15:45, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i fortë Ndokës/ “Do të

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka foli rreth vendimit të opozitës për të dërguar përfaqësuesit e saj në KZAZ.

Sipas Ndokës, përfaqësuesit e opozitës janë dërguar në KZAZ për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Më tej i pyetur nga gazetarja nëse është kjo një formë për të bllokuar procesin Ndoka deklaroi se opozita do të shfrytëzojë çdo lloj hapësire për të bllokuar zgjedhjet.

?Duhet të jemi të qartë që përfaqësuesit tanë në KZAZ monitorojnë procesin në këto momente. Edhe pse është farsë zoti Rama duhet të jetë i qartë që opozita nuk do të leojë të ketë shkelje. Në këtë rast opozita mori përsipër të hyjë dhe të monitorojë dhe të kontrollojë procesin zgjedhor për të nxjerr në pah parregullsitë e tij. Ne do të zhvillojmë dhe shfrytëzojmë çdo lloj hapsire për të bllokuar procesin e zgjedhjeve?,-tha Ndoka në studion e lajmeve në ?Fax News?./CNA.al

Lajmet e fundit nga