Video/ Demokratët surprizojnë Lulzim Bashën
Drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një videoje të dr...
Ilir Meta ka pranuar të vesh kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar që shpreh, me kaq forcë, rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikash dhe zërash publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht.
Dhe kreu i shtetit nuk është mjaftuar ta ngërthejë këtë mision vetëm përmes kritikave që i ka bërë eksesve të deritanishme, por mbi të gjitha duke propozuar zgjidhje konkrete.
Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për ?Sfidat e sigurisë në Ballkan? ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve.
Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta.
Por, ajo që hapi i Ilir Metës ka pasur të ndryshme nga skeptikët e tjerë të reformës në drejtësi është pohimi i tij për kërkimin e rrugëve institucionale për të zhbërë ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deritanishme. A do ta pranonte një organizëm i tillë ?lejen? e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë?
A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë?
A do i justifikonte ai veprimet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?
Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangjen e së keqes, është një akt prej politikani serioz.
Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot e shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë.
Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për ?Shqipërinë fanar ndriçues në BE? do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes.
Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, pesonalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re.
Por, pavarësisht akuzave që do t?i bëhen apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar./Lapsi/
Drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet një videoje të dr...
Avokat Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka bë...
Një 57 vjeçari me iniciale XH.S., i është sekuestruar rreth ...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka foli rreth vendimit të op...
Kreu i PDK-së Nard Ndoka foli rreth sistemi të drejtësisë në...
Ditën e sotme një grup studentësh protestuan përballë minist...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1 Ylli Manjkani n...
Ish deputeti Eduart Ndocaj i njohur si Kaubojsi do të garojë...
Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale ka zb...
Një 15 vjeçare nga zona Mbrostar Ura në Fier është denoncuar...
Ori Nebijaj, moderatorja e emisionit të mëngjesit “Wake up” ...
Pas deklaratave të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borc...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Ballshit. Nj...
Rezart Veleshnja, i njohur si aktori i Portokallisë është kt...
Ditën e sotme kemi hyrë “zyrtarisht” në shenjën e Binjakëve...
Bujar Leskaj që prej ditës së djeshme, duke konsumuar një ta...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje Fredi B...
Modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi njihet për fotot e...
Moderatorja e njohur shqiptare Albana Osmani, prej disa vite...
Moderatorja e emisionit “Why Not”, Roza Lati është shumë e ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...