Ndryshim drastik/Aktorja juaj e preferuar nuk njihet në këto foto – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndryshim drastik/Aktorja juaj e preferuar nuk njihet në këto foto

Publikuar

-

Aktorja 37-vjeçare ka luajtur në dhjetëra seriale turq ku nje ndër to  po transmetohet ne ekranin shqiptar ,”Qyteti i humbur” dhe Vrasje te vogla.

Por dikur Gokçe Bahadir nuk ishte kaq tërheqëse sa sot dhe me kalimin e viteve ajo sa vjen dhe zbukurohet.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi një foto të vjetër të aktores ku ajo shfaqet gjatë xhirimeve të një seriali adoleshent.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Skënderbeu gati të nisë përgatitjet, pritet Ilir Daja

Publikuar

-

By

Skënderbeu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri të premten, por një minus jo shumë i vogël është mungesa e trajnerit. Kujtojmë se Orges Shehi trajneri i Skendërbeut në sezonin e fundit deklaroi largimin nga korçarët pas 9 sezonesh, 8 si lojtar dhe 1 si trajner.

Skëndërbeu deklaroi se nuk do të lejojnë largimin e një legjende si Shehu nga klubi i tyre me një intërvistë, por gjithsesi për të mos u gjetur i papërgatitur klubi korçar duket se ka gati dhe planin “B” për trajneri.

Ai është Ilir Daja një njohje e vjetër në kampin korçar. Po për të caktuar trajnerin e ri Skendërbeut do t’i duhet të presë vendimin e Cas-it që do të vendosë per pjesëmarrjen e tyre ose jo në kupat e europës. Kujtojmë se ky vendim do të merret në datën 21 qershor, datë  në të cilën duket se do të vendoset dhe per trajnerin e ri të Skëndërbeut.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berat/ Sulmi ndaj KZAZ, policia përplaset me mbështetësit e opozitës

Publikuar

-

Përplasje të shumta kanë ndodhur sot në disa bashki të vendit, ndër to ka qenë edhe Bashkia e Beratit ku protestuestit kanë dashur të hyjnë me dhunë në ambientet e KZAZ-së por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Juvina Qevani, ka publikuar një video në të cillën shihet konflikti mes mbështetësve të opozitës joparlamentare dhe policisë.

Mbështetësit e opozitës duan të futen në KZAZ nr. 17 ndërsa policia ka formuar një kordon për të ndaluar hyrjen e tyre në këto ambiente.

Nisur nga konfliktet e ngjashme nëpër KZAZ të ndryshme, mbështetësit e opozitës duan të dlmtojnë materialet zgjedhore për të zbatuar urdhrin e Presidentit Ilir Meta i cili ka analuar datën e zgjedhjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtyrja e negociatave/ Afrim Krasniqi zbardh të vërtetat

Publikuar

-

By

Shqipëria nuk arriti të marrë një vlerësim pozitiv nga BE lidhur me bisedimet për anëtarësim. Nuk arriti më 2017, më 2018 dhe as tani më 2019.

Vitin e kaluar Shqipërisë iu la në dispozicion 12 muaj për të pasur rezultate konkrete në shtatë kriteret bazë, – ku hyjnë reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, masat anti-korrupsion, masat kundër krimit të organizuar, reforma në administratën publike, etj.

Pas një viti asnjëra nga këto reforma nuk ka ende rezultate të prekshme. Shqipëria shkoi në Luksemburg me kartat e një vendi në krizë të thellë politike, pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje, pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, pa SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm, pa asnjë zyrtar të lartë në pranga, me proces shkarkimi për Presidentin, me vetëm 3 nga 40 grupe kriminale të arrestuara dhe me një administratë të kontrolluar nga partia në pushtet.

Projekti se vendimi do të shtyhej në vjeshtë u prezantua në fillim të vitit 2019 dhe se vota kritike e Gjermanisë, Holandës, Danimarkës apo Francës, – me përjashtim të kësaj të fundit, nuk është votë ndëshkuese apriori ndaj zgjerimit, por votë konstruktive kritike që kërkon të nxisë reforma dhe reflektim në Tiranë.

Përpara se të krijojmë mitet e viktimës politike në vendimmarrjet gjeopolitike, le të shikojmë disa fakte të thjeshta: klasa politike shqiptare ka muaj të tërë që viziton kryeqendrat evropiane, njëra palë duke tundur flamurin e legjitimitetit dhe akuzuar opozitën si fatkeqësi për vendin dhe pala tjetër duke akuzuar palën në qeveri për lidhje me krimin e organizuar.

Imagjinoni veten diplomat e politikan në Berlin, Amsterdam, Kopenhagën apo Paris dhe të prisni dërgata nga Shqipëria që nxijnë njëra tjetrën, që më shumë lobojnë për penalizim të palës tjetër shqiptare sesa për lobim për Shqipërinë? Imagjinoni diplomatë e politikanë të lartë evropianë që prej një viti marrin premtimin se në fund të qershorit, pra në ditët e vendimit mbi Shqipërinë, do të kemi edhe Gjykatë Kushtetuese, edhe Gjykatë të Lartë, edhe SPAK, edhe Prokuror të Përgjithshëm, edhe proces ndaj një ish ministri, edhe arrestime në nivele të larta?

Pyetja e parë mbetet: përse në fund-qershor e jo më herët, dhe e dyta, përse ende vetëm premtime dhe jo rezultate konkrete?

Ndaj edhe vendimi për të shtyrë vlerësimin në tetor 2019 është një test vlerësimi edhe për këto premtime, – nëse vërtetë deri atëherë do të kemi të paktën 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 7 anëtarë në Gjykatën e Lartë, 1 Prokuror të Përgjithshëm dhe 10 prokurorë të SPAK, nëse do kemi zgjedhje lokale dhe nëse do të kemi ndonjë person VIP në përballje reale me drejtësinë.

Në tërë këtë histori ka disa të vërteta që duhen thënë dhe që mund të jenë më domethënëse sesa vetë loja me konferenca shtypi në dy anët e bregut të Lanës, në MPJ, kryeministri apo në selinë e opozitës.

E para, është e qartë se asnjë prej liderëve kryesorë politikë dhe asnjë parti kryesore politike nuk e ka prioritet real vendimin pozitiv të Brukselit për bisedimet e mundshme për anëtarësim. Integrimi nuk është më kauzë që sjell vota elektorale dhe se sa më shumë integrim aq më shumë rritet kontrolli i Brukselit ndaj Tiranës dhe për pasojë, aq më shumë kufizohet hapësira e drejtimit korruptive e arrogant të elitës politike në Tiranë.

E dyta, reforma në drejtësi mbetet më shumë produkt ndërkombëtar sesa produkt vendor. Për pasojë, asnjëra palë politike, përfshirë qeverinë dhe opozitën, nuk kanë interes për jetësimin e institucioneve realisht të pavarura të drejtësisë, dhe për më tepër, strukturën e SPAK.

Ato i frikësohen hetimeve të mundshme, i frikësohen një sistemi jashtë kontrollit të tyre ndaj edhe si më 2016 dhe 2017, janë të gatshme për një akord të ri të personalizuar për të penguar ecurinë e reformës, sidomos përbërjen dhe fokusin e SPAK.

E treta, në Tiranë nuk ka asnjë projekt real serioz për reformë zgjedhore dhe politike. Vetë emërimi bashkëkryetar i reformës nga një politikan që shkëlqeu duke menaxhuar “çunat problematikë” në Dibër, është sinjal se nuk ka reformë të vërtetë dhe se nuk do të lejohet ndonjë reformë reale për sa kohë ekziston konsensusi i heshtur për këtë midis qeverisë dhe opozitës. Alibia e reformës e përdorur si karem për deputetët e rinj aksidentalë në parlament, është pa ndikim në këtë proces.

E katërta, Tirana zyrtare e djeshme dhe e sotme nuk mund të ketë sukses ndaj krimit të organizuar dhe as ndaj korrupsionit për sa kohë që sistemi korruptiv është krijuar nga vetë drejtuesit kryesorë, ushqehet prej tyre, mbrohet prej tyre, promovohet prej tyre, imponohet prej tyre dhe menaxhohet prej tyre.

Shqipëria harxhoi tre vjet debate e përpjekje për të larguar nga Kuvendi katër deputetë me dosje kriminale në vendet e BE, imagjinoni sa vite do ti duhen për të larguar nga jeta politike disa dhjetëra politikanë, zyrtarë, drejtues policie e entesh publike, aktivistë politikë e kandidatë, të cilët kanë sponsorim nga bota e krimit, janë imponuar prej tyre, mbrohen prej tyre dhe u shërbejnë atyre.

Shqipëria, për shkak të konceptit të pengmarrjes politike të sistemit, po harxhon më shumë se dy vjet për të dërguar një dosje kriminale të një ish ministri në gjykatë, imagjinoni sa vite do të duhen të gjykohen ministra e deputetë, kryeministra e presidentë, siç bënë kroatët, rumunët, sllovakët, sllovenët apo bullgarët.

E fundit, shoqëria shqiptare është shoqëri para-demokratike në konceptet e saj për shtetin dhe demokracinë. Midis reagimit ndaj të keqes dhe konformitetit me të keqen zgjedh të dytën, midis përballjes me sfidat dhe ikjes prej tyre zgjedh gjithashtu të dytën.

Presioni publik ndaj elitës përgjegjëse politike majtas e djathtas, është minimal, dhe se partitë politike, megjithëse rënien e mbështetjes, mbeten potencialet e vetme të reagimit publik.

Kujtimet e protestës studentore të dhjetorit 2018 mbeten përjashtim në një shoqëri, ku palë që qeveris nuk është ajo që bën reforma apo punë të mira, por ajo që kontrollon më mirë shoqërinë dhe që menaxhon më mirë varfërinë dhe të varfrit.

Vendimi i paralajmëruar i Brukselit për shtyrje të vlerësimit për Shqipërinë, mund të ishte edhe më negativ, nëse pranohej ndarja me Maqedoninë Veriore. Ne po përfitojmë nga fqinji për të fshehur problemet tona, por se koha deri në tetor 2019, nuk është e nuk mund të jetë kohë pushimi veror apo argëtimi në Pezë, Jalë e Gjirin e Lalzit.

Qeverisë i takon të ofrojë zgjidhje serioze për krizën e 30 qershorit dhe për të gjitha kërkesat e vendeve të BE, opozitës i takon të përfshihet në sistemin legjitim dhe të marrë përgjegjësitë e saj.

Midis dy akteve ka disa variante që mund të çojnë në zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme. Koha të përballemi me to dhe me faktin se ata që na premtuan të bëjmë shtet, rilindje apo republikë të re, – ata dhe vagonët bosh të partizave aleate, – janë e mbeten përgjegjësit kryesorë të dështimit të vjetshëm, të sivjetshëm dhe pengmarrësit e demokracisë, ndryshimit dhe të ardhmes së kësaj vendi, 30 vjet nga përmbysja e regjimit prej të cilit burojnë sot elitat e vjetra dhe të reja politike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

Close