Connect with Us

Lutje Ilir Metës/ Kthe Lulin dhe Monikën në Kuvend si Bujar Leskaj në KLSH

Aktualitet

Lutje Ilir Metës/ Kthe Lulin dhe Monikën në Kuvend si Bujar Leskaj në KLSH

Publikuar

-

Bujar Leskaj që prej ditës së djeshme, duke konsumuar një tallje të madhe me Kuvendin, Kryeministrin, Opozitën dhe gjithë zyrtarët e institucioneve Kushtetuese, emërimi i të cilëve kalon nga procedura parlamentare, ka shpërndarë një letër të cilën e ka titulluar vendim, me të cilin deklamon vendimin e vet për t’u rikthyer në karrigen e kryetarit të KLSH.

CNA.al ishte e para që denoncoi absurditetin e një sjellje të tillë, që sfidon një shtet të tërë dhe raportoi një precedent banditesk në sjelljen e individit me institucionet shtetërore.

Një akt si ky, është i krahasueshëm me lëshimin e mandateve nga Opozita parlamentare, dhe njësoj i dëmshëm për standartin që vendos.

Njësoj si Bujar Leskaj edhe Opozita e djeshme parlamentare, lëshoi karriget në Kuvend dhe vuri në lojë sistemin demokratik, duke flakur bashkë me mandatet gjithë përgjegjësitë që ato mandate mbartnin.

Njësoj si Bujar Leskaj, Opozita e djeshme parlamentare, pak ditë pas largimit, filloi të fliste për mosrespektim të procedurave parlamentare nga maxhoranca, duke fshehur faktin që ish bërë pishman për vendimin e marre.

Bujar Leskaj u bë pishman për vendimin e marrë dhe vendosi të shfuqizojë vendimin e vet me një vendim tjetër të vetin, duke furnizuar me humor shumë faqe on-line.

LEXO EDHE:  Deklarata "bombë" e deputetit/ “Basha menaxher në strip clubet e Holandës”

Bujari sot në çdo tavolinë po e justifikon vendimin e vet me një lutje që i paska bërë Ilir Meta dhe të cilës ai nuk i paska rezistuar dot.

Zoti President!

Në emër të CNA.al ju bëjmë thirrje që ta provoni t’i luteni edhe opozitës së djeshme që të shfuqizojë vendimin e parë dhe të kthehet në Kuvend.

Precedenti tani është gati. Dhe mazhoranca që po pranon paturpësisht pa reaguar sjelljen “Leskaj”, me siguri do pranojë pa kushte edhe vendimin e ri të Lulit dhe Monës…

Nëse nuk i le sedra ta bëjnë këtë, atëherë Rama mund t’ja delegojë për nja 5 muaj kompetencat e Kryeministrit Lulit. Të shkojë të bëjë ca lekë projektesh diku në Ballkan dhe pastaj të kthehet. Pas 5 muajsh Luli besoj do bindet si Lindita Lati të bëhet i sëmure dhe t’ja ridelegojë kompetencat Ramës.

Gjithmonë nëse ndërkohe Luli nuk ka vendosur t’i delegojë diku tjetër…/CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  Arratiset Basha, shmang debatet për video-skandalin

LEXO EDHE:  Takimi i aleatëve të Bashës me Haradinajn/ Ja çfarë u diskutua

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun shqiptarë me rolin tij në filmin ‘Zhos Profesionisti’. Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  Vrasjet e ditëve të fundit/ Reagon Meta

LEXO EDHE:  Meta kthen sytë nga komuniteti rom/ "Duhet vëmendje e posaçme, jetojnë në kushte tepër të vështira"

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Gjashtë gënjeshtrat e përsëritura të Lulzim Bashës nga protesta në protestë

LEXO EDHE:  Arratiset Basha, shmang debatet për video-skandalin



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE