LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

22 Maj 2019, 17:37, Aktualitet CNA
LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të udhëheqësve të dy partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, pas një nisme të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërmarrë veprime në parlament për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social facebook, Lidhja Demokratike e Kosovës bëri thirrje që ?vendi të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së parlamentit? duke bërë të ditur se ka kërkuar nga organet e partisë angazhim të plotë për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Sipas, njoftimit, të dy udhëheqësit, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, citohen të kenë thënë se ?korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme?, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se në ditët në vijim, grupet parlamentare do të veprojnë në organizimin e mocionit.

Edhe, udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook se janë pajtuar që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.

Tashmë mbështetjen për këtë nismë e ka shprehur edhe Partis Socialdemokrate, por opozita nuk ka vota të mjaftueshme për të kaluar një një mocion mosbesimi dhe është vënë në përpjekje për të gjetur mbështetës edhe brenda koalicionit qeverisës, i cili po ashtu përballet me mungesë të një shumice të qëndrueshme në parlament./VOA/

Lajmet e fundit nga