LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Je e pavlerë"/Albana Osmani i kthehet keq atyre që e shajnë dhe pengojnë punën e saj

22 Maj 2019, 11:40, Aktualitet CNA

Moderatorja e njohur shqiptare Albana Osmani, prej disa vitesh është përkushtuar ndaj fondacionit të saj ?Ti je një luledielli.

Së fundmi në rrjetet sociale ajo është acaruar me ata njerëz që po e pengojnë në punën e saj e cila ka marrë tashmë përmasa ndërkombëtare.

Albana shprehet se pavarësisht atyre që duan shkatërrojnë punën e saj, ajo do ta fitojë betejën, pasi ka dashurinë e shumë personave të tjerë dhe atë të Zotit.

?Ju drejtohem ?mostrave? që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë, dhe që rrinë duke hapur çdo ditë profile fallco duke thënë që jam ?një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj??, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që blen një bluzë luledilelli për bamirësi, mos e mbështesni Fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur! E mira do fitojë! Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Beje copy-paste këtë mesazhj te grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të Zotit vetë?.

Lajmet e fundit nga