Connect with Us

Interi prezanton fanellat e sezonit të ri/ Të gjithëve do t’ju pëlqejnë (foto)

Aktualitet

Interi prezanton fanellat e sezonit të ri/ Të gjithëve do t’ju pëlqejnë (foto)

Publikuar

-

Interi ka prezantuar sot fanellat për sezonin e ri, përmes disa fotove në rrjetet sociale. Bluza ka vija vertikale, të cilat janë tradicionale të klubit. Por ajo që bën risi janë vijat diagonale në pjesën e kraharorit.

Një shirit i bardhë do të jetë tek jaka në formë V, ndërsa të shkurtat do të jenë tërësisht të zeza. Çorapet janë të ndërthurura gjysmë blu dhe gjysmë të zeza, duke dhënë përshtypjen e gjarprit, që është simboli i këtij klubi.

Dizenjuesi i Nike, Pete Hoppins, tregoi se nga u frymëzua për fanellën e re të Interit.

“Interi ka një identitet dhe sfida jonë ishte ta paraqisnmin në një mënyra sa më bashkëkohore, por sigurisht duke respektuar traditën. U frymëzuam nga bluza e vitit 1989 dhe aty na erdhi ideja që të bënim dicka innovative dhe emocionuese”,- u shpreh Hoppins. /CNA.al

Aktualitet

Juventusi nuk ka “të ngopur” në merkato/ Sarri: Dua yllin anglez

Publikuar

-

Maurizio Sarri ka një dëshirë për repartin e mbrojtjes. Trajneri i Juventusit kërkon një përforcim për krahun e majtë. Aty janë Alex Sandro dhe Luca Pellegrini, por ky i fundit pritet të huazohet diku.

“Daily Mail” raporton se bardhezinjtë janë vënë pas Danny Rose, 29-vjeçarit të Tottenham. Sarri i ka kërkuar Fabio Paraticit të nisë negociatat dhe të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me finalistët e Champions League.

Për lojtarin e kombëtares angleze (numëron 27 ndeshje të zhvilluara) interesohen edhe PSG me Shalke 04. Rose është pjesë e Tottenham që prej 2013, vit kur la Sunderland për t’u transferuar te “Spurs”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik/ Fotografi i VIP-ave akuzohet publikisht për abuzime seksuale

Publikuar

-

Faqja e njohur online “Diet Prada”, ka publikuar një skandal sot mes fotografit të njohur të VIP-ave Marcus Hyde dhe një modeleje.

Faqja që trajton tema që në botën e njohur të modës kanë qenë tabu, ka zbuluar se si fotografi i Kim Kardashian i ka kërkuar modeles foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik.

Marcus i kishte kërkuar asaj 2 mijë dollarë në shkëmbim të një bashkëpunimi ose nëse i dërgon atij një foto nudo ajo e përfitonte falas.

Kjo bisedë bëri mejëherë bujë në internet dhe me sa duket ka shërbyer si frymëzim për të gjitha vajzat që ai ju ka kërkuar favore seksuale.

Një modele tjetër ka treguar bisedën që ka bërë me të në E-mail dhe shihet se Marcus i kërkon asaj foto nudo. Rastet e tilla kanë qenë të shumta dhe forografi nuk ka reaguar ende lidhur me to.

Marcus Hyde është fotograf super i njohur në botën e modës dhe ai bashkëpunon shpesh me artistët si, Kim Kardashian, Kanye West dhe Ariana Grande.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosja ‘Toyota Yaris’/ Prokurorët belgë zbarkojnë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dosja ‘Toyota Yaris’ sjell në Tiranë një grup prokurorësh belgë. Burime për “BalkanËeb” thanë se prokurorët belgë do të zhvillojnë takime me grupin që po kryen hetimet për dosjen, si edhe me prokurorë të Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu dhe Ened Nakuci.

Prokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris” , ndërsa nuk dihet nëse ky grup prokurorësh belgë do të asistojnë gjatë marrjes në pyetje të kreut e PD-së. Kryedemokrati Basha ishte personi që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka shoferi i kamionit ku ndodhej ‘toyta yaris’ dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinë.

Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE