LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari në Holandë/ Shqipëria meriton hapjen e negociatave

22 Maj 2019, 08:20, Aktualitet CNA
Hajdari në Holandë/ Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka shkruar sot lidhur me vizitën në Holandë, ku ishte bashkë me kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla në kuadër të hapjes së negociatave me BE.

Hajdari ka shkruar se në takimin me zyrtarët e lartë nëholandë është shprehur se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave do t?i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjithashtu gjatë vizitës u takova dhe me të rinjtë Shqiptarë që janë modele pozitive. Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës./CNA.al

Lajmet e fundit nga