Connect with Us

Gazetari Çipa i nxjerr gënjeshtrën ish deputetit Bumçi

Aktualitet

Gazetari Çipa i nxjerr gënjeshtrën ish deputetit Bumçi

Publikuar

-

“Mesazhet për opozitën nga Londra dhe Uashingtoni,” është tema e diskutimit në emisionin “Arena,” ku të ftuar janë edhe analisti politik Aleksandër Çipa e politikani Aldo Bumçi, deputeti mandatdjegur i Partisë Demokratike.

Duke marrë përsipër të dëshmojë të vërtetën e vizitës së Lulzim Bashës në Britaninë e Madhe, ku ai ishte pjesë e grupit shoqërues të kryetarit, krahas të tjerave, Bumçi ka deklaruar se për hatër të situatës tepër të rendë kriminale, që sundon vendi tonë, ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka shtuar personelin e policisë.

Fakt ky i mohuar nga Çipa i cili në reagimin e vet ka thënë se shtimi i personelit ruajtës të Ambasadës nuk ka ndodhur vetëm tek ne por në çdo shtet ku ka ambasada, Britanike.

 Nuk jam dakord me zotin Bumçi, kur thotë se Ambasada e Britanisë paska shtuar personelin e policisë. Nuk është e vërtetë. Ja po ta them unë, kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut edhe me Kosovës, pasi nga momenti i BREXIT, është ndryshuar struktura e forinofiksit, dhe është normale  qëndrim i BE me Ballkanin është me eksplicid. Nuk ka arsye pse t’i japim një hiperbolizim. Mos e hiperbolizo krimin, sepse nesër do të jesh ministër, dhe atë që e hiperbolizon në kohën e kundërshtari do të shndërrohet në përgjegjësi dhe penalitet në kohën kur të vini ju”,- i është drejtuar Alksandër Çipa, ish deputetit Aldo Bumçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandalet e Vojo Bregut/ Toka kompanisë që e konsultonte vjehrri

Publikuar

-

Nga

Skandalet e Vojo Bregut/ Toka kompanisë që e konsultonte vjehrri

Investimet e huaja në Shqipëri, janë ndoshta ndër ato biznese që sjellin më shumë punësim për shqiptarët, por në vend të një strategjie efektive, ata përballen me burokracira, e madje edhe shkelje të ligjit nga ana e zyrtarëve shqiptarë.

I tillë është edhe rasti i një kompanie norvegjeze “Frupor” e cila shfaq interes për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove ndërsa do të punësoheshin mbi 1300 persona.

Megjithatë firma në fjalë në Shqipëri u përball më një kalvar zvarritjesh që zgjati shtatë vite, dhe në fund, me një proçedurë mjaft të dyshimtë, u skualifikua nga gara, për t’u shpallur fituese një firmë që në fakt nuk kishte asnjë projekt.

Investigim.al, ka zbardhur të gjithë kalvarin e zvarritjeve, dhe po ashtu edhe shkeljet ligjore që janë bërë.

Kërkesën e parë është bërë më 11.02.2010 ndaj Ministrisë së Bujqësisë që në atë kohë drejtohej nga Genc Rulin. Në kërkesë shfaqej interesi për të marrë me koncesion tokë me sipërfaqe 1000-2000 hektar, duke u mbështetur te projekti i lançuar nga qeveria e djathtë “Shqipëria 1 euro”.

Pavarësisht se shihej si një investim strategjik, dhe kryeministri i asaj kohë, Sali Berisha kishte deklaruar publikisht mbështetje, procedurat u zvarritën, për disa kohë dhe më erdhi edhe ndryshimi i pushtetit.

Më 17.01.2015, në kohën që ministria e Bujqësisë drejtohej nga Edmond Panariti, i LSI-së, hapi procedurat për dhënien e tokës bujqësore me qira prej 1146 hektar në Komunën Topojë, Qarku Fier. Dhe pikërisht më 17 janar dhe fiks në orën e përcaktuar 10:00, investitorët norvegjezë të “Farm Albania” ndodheshin në sallën e hapjes së ofertave për të prezantuar projektin.

Por, sipas investigim.al me një vendim të dyshimtë, investitorët norvegjezë, të cilët ishin të vetmit në sallën e ofertave, njoftohen për një shtyrje të orarit të hapjes së ofertave për në orën 14:00,  për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Bordit të Qiradhënies së Tokave Bujqësore.

Në orën 14:00, hyn në garë befasisht një kompani e cila nuk ishte prezantuar asnjëherë dhe që shfaq interes për të njëjtën parcel toke që kërkonin të merrnin me qira investitorët norvegjezë. Për çudi, kjo kompani e cila quhej “Agri Product Europe”, me administrator një hollandez Servatius Petrus Gerardus Huibers dhe ortak një shtetas nga Bangladeshi Mohammad Karim del fituese pa prezantuar asnjë projekt konkret në momentin e vlerësimit të ofertave.

Por, përtej shkeljeve dhe zvarritjeve proçeduriale që u bënë, ka edhe një tjetër detaj, që është një konflikt i pastër interesi.

Në atë kohë, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë ishte Vojo Bregu, dhe “rastësisht” kompania që u shpall fituese kishte si konsulent jurdik avokatin B. N., i cili punon pranë studios ligjore në pronësi të vjehrrit të Vojo Bregut.

Për më tepër, më parë kjo studio ligjore drejtohej nga vetë Vojo Bregu./ CNA.al

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nami me arrestimet në Tiranë/ Pranga 12 personave në vetëm 24 orë

Publikuar

-

Nga

Nami me arrestimet në Tiranë/ Pranga 12 personave në vetëm në 24 orë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 persona, 5 prej tyre të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, janë kapur dhe ndaluar 5 shtetas, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është kapur dhe ndaluar shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë árrestimi në flagrancë i shtetases E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Árrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë árrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Árrest në shtëpi”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë árrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Árrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë árrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve/ Opozita e bashkuar: S’i bindemi Edi Ramës!

Publikuar

-

Nga

Opozita ka reaguar pas miratimit në Komisionin e Ligjeve për ndyshimet kushtetuese.

Opozita e bashkuar e konsideron votimin një akt që minon procesin e integrimit, ndërsa thekson se Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor, e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor.

Në reagimin e opozitës thuhet se cdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve

“Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën nga njeriu që është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vullneti i qytetarëve, është dëshmi e fundit të tij të pashmangshëm. Ky akt rikonfirmon se Edi Rama është një mashtrues tinzar që, për pushtetin e tij, shet interesat e vendit dhe të shqiptarëve, rrënon procesin e integrimit europian dhe izolon Shqipërinë, duke kërcënuar rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit.

Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor. Opozita e Bashkuar i bindet vetëm vendimeve që marrin qytetarët dhe jo interesave kriminale të pushtetit personal të Edi Ramës.

Opozita e Bashkuar është e vendosur t’i shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri”, thuhet në reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE