Foto-Nga dhjetori në maj/ Kush e “vrau” protestën studentore – CNA
Connect with us

Aktualitet

Foto-Nga dhjetori në maj/ Kush e “vrau” protestën studentore

Publikuar

-

Në muajin dhjetor 2018, studentët e të gjitha universiteteve publike në vend u ngritën në protestë kundër Ligjit për Arsimin e Lartë, një ligj klientelist i përgatitur nga Rama, i votuar nga LSI, por i mbështetur edhe nga sektoi çilist i Lulzim Bashës.

Protesta studentore e muajit dhjetor, u quajt madhështore për nga pjesëmarrja, por edhe mënyra demokratike e të protestuarit.

Studentët mbushën rrugët e Tiranës, duke marshuar në mënyrë paqësore.

Kjo protestë i dridhi këmbët qeverisë, i theu turinjtë kryeministrit Rama, por i dha edhe një shuplakë të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ndoshta është i vetmi kryetar opozite që nuk pranohet në një protestë.

Protesta pati jehonë edhe të ndërkombëtarët, ndërsa delegacioni i BE e cilësonte si një shprheje e shëndetëshme e demokracisë.

Por, pas pushimeve të Vitit të Ri, në muajin Janar protesta studentore u rikthye më e dobët. Ajo filloi të përçahej, ndërsa Rama doli me një të ashtuquajtur “Pakt për Universitetin”.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve

Por, tashmë pas rreth katër muajsh, studentët janë rikthyer në rrugë.

Por, çfarë ka ndodhur?

Protesta e sotme e studentëve nuk i ngjan aspak asaj të dhjetorit. As nga pjesëmarrja dhe as nga mënyra paqësore dhe demokratike e të protestuarit.

Në dhjetor nuk kishte asnjë xham të thyer, ndërsa sot protesta e studentëve u shoqërua me tensione dhe u thyen xhama, u përdoren flakadanë.

Protesta studentore që nisi në mënyrë madhështore, sot duket e “vrarë”.

Më poshtë sjellim foto nga protesta e dhjetorit dhe protesta e sotme e studentëve:/ CNA.al

Protesta e studentëve në dhjetor: 

Protesta e studentëve sot: 

Aktualitet

Rakipi tregon ndryshimin mes Ramës e Berishës/ Shqipëria nuk e meriton integrimin

Publikuar

-

By

Në emisionin “I Ftuari”, gazetari Ylli Rakipi bëri një analizë të shkurtër të dallimit, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Berisha.

Për Rakipin ndryshimi është si “nata me ditën”. Ai shprehet se njerëz me rekorde kriminale vërtiteshin në PD, por nuk futeshin në zyrën e Berishës, ndërsa thekson se sot ata mund t’i gjesh në krye të bashkive.

“Berisha është njeriu që vuri një vulë të fortë në Shqipëri. Berisha ka ardhur mbi disa principe. Sigurisht ka dritëhijet e tij të fuqishme. Sali Berisha bën një rrugë, i cila mendohet se është vjedhur një pjesë, por rruga është atje nëse shkon. Ndërsa ky nuk bën asnjë vepër e na lë me breza në borxhe. Njerëzit me rekorde kriminale mund të vërtiteshin në Partinë Demokratike, por jo në zyrën e Berishës, as në Parlament nuk shkonin. Ky i kishte në Parlament, i ka në tryezë, i ka në krye të bashkive, njerëz që kanë ndërruar emra. Ky është si nata me ditën. Autoritarizmi i Sali Berishës është ballkanik, por Berisha ka 6 vjet që ka ikur, po o more me Sali Berishën mbaron këtu”, u shpreh Rakipi.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve

Por çfarë do të ndodhë në tetor mbi negociatat? Sipas gazetarit Ylli Rakipi, ato nuk do të hapen. Ai thekson se Shqipëria nuk i meriton negociatat.

“Unë nuk kam një pritshmëri të mirë. Mundësia maksimale është të mos hapen.

Shqipëria nuk ka nevojë për negociata, për çfarë mund ta ndihmojnë këto negociata?! Unë nuk e kuptoj.

Ky vrapim i çmendur është si fotografitë që kanë bërë liderët para zgjedhjeve.

Shqipëria nuk e meriton çeljen e negociatave, për shkak të kthimit në një narkoshtet, kalimi i vendit në duart e 10 vetave, ti anëtarësohu edhe në një planet tjetër, por do të ishte pa lidhje”, u shpreh Ylli Rakipi.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mirupafshim Arsenal/ Granit Xhaka gati të transferohet te një nga ekipet më të forta në botë

Publikuar

-

Granit Xhaka duket se mund t’i ndajë rrugët me Arsenalin që këtë verë, teksa për mesfushorin ka interes të madh nga Spanja.

Sipas asaj që raporton “AS”, Atletico Madrid është futur vrullshëm në garë për shqiptarin, teksa e sheh si zëvendësuesin ideal të Rodrit në mesin e fushës. Gjithsesi, i pari në listën e Simeones është Marcos Llorente i Realit.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve

Në rast se transferimi i spanjollit tek Atletiko dështon, atëherë Xhaka sipas gjasave mund të kalojë në Madrid. Kujtojmë se Arsenali pagoi plot 45 milionë euro verën e vitit 2016 për të siguriar shërbimet e Xhakës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Maldini bën goditjen e dytë brenda pak ditësh/ Një super përforcim për Milanin

Publikuar

-

Milani ka bërë vetëm një blerje në këtë merkato, teksa ka siguruar shërbimet e Rade Krunic nga Empoli për 8.5 milionë euro.

Gjithsesi, “fiksimi” i Maldinit dhe Milanit me mesfushorët duket se nuk ka përfunduar dhe blerja e dytë me sa duket do të jetë përsëri një mesfushor. Bëhet fjalë për Jordan Veretout, për të cilin Milani duket se ka mbyllur gjithçka.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve

Francezi do të kalojë në “San Siro”, me Fiorentinën që do të përfitojë plot 23 milionë euro, kështu raporton “Calciomercato”. 26-vjeçari ishte një ndër më të mirët për vjollcët sezonin e shkuar, si dhe ishte mesfushori i dytë në Serie A pas Pjanic për numër pasimesh të sakta.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Close