LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Vir i shpëton jetën Anikës, ja ç’do ndodhë sot

22 Maj 2019, 08:10, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Vir i shpëton jetën Anikës, ja

Vir i shpëton jetën Anikës. Ai e prezanton veten si doktor para Shivait dhe Anikës. Vir është komshi me ta dhe jeton me bashkëshorten Monali dhe vajzën e tij. Shivai e falenderon Virin që i shpëtoi jetën Anikës. Anika zbukurohet që t?i tërheqë vëmendjen Shivait por ai nuk i kushton rëndësi. Gori mendon se Tia po shtiret si e verbër dhe kupton që ajo i ka vendosur bojën e kuqe. Anika dëgjon sërish një zile dhe sheh gruan misterioze. Anika frikësohet dhe përpiqet ta largojë. Shivai dëgjon Anikën dhe e gjen të tronditur.

Anika i thotë Shivait se ajo grua vërtet ekziston dhe ajo nuk është çmendur. Shivai i thotë se bashkë do ta kalojnë çdo frikë dhe armik. Ai i premton se nuk do largohet kurrë prej saj. Shivai prezanton Anikën me Monalin. Anika mendon të bëhet një grua si Monali. Shivai, Anika, Vir dhe Monali bëjnë barbekju. Anika bën sikur di të gatuajë. Vir shkon ta ndihmojë. Anika sheh gruan misterioze por ajo largohet sërish. Anika i djeg perimet. Gori i thotë Tias se e di që nuk është e verbër.

Lajmet e fundit nga