LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

22 Maj 2019, 17:42, Aktualitet CNA
Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?

Kandidatët e Listës Serbe arritën fitoren, sikurse edhe pritej, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarët e komunave të organizuara në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Së bashku ata arritën të merrnin rreth 22.000 vota. Në fokus të fushatës zgjedhore ishte pjesëmarrja, ndërsa vetë zgjedhjeve iu dha pesha e një rëndësie historike. Kandidatët përcollën mesazhe se qytetarët nuk ndodhen para zgjedhjeve, por para një ?referendumi për të ekzistuar dhe mbijetuar”.

Sipas rezultateve paraprake, rreth 24.5000 votues respektivisht 41,90% u motivuan për të dalë në votime. Numri i votuesve është pak më i ulët se në zgjedhjet e fundit e vitit 2017, kur votuan rreth 25.000 vetë. Por kandidatët e Listës Serbe bashkarisht arritën 5 800 vota më shumë se në vitin 2017.

Rritja e mbështetjes për Listën Serbe është ?mbështetje për politikën e Aleksandër Vu?i?it”, thotë kandidati i Listës Serbe në Komunën Zubin Potok, Srgjan Vulovi?. Me këtë vlerësim nuk pajtohet bashkëbiseduesi i DW nga Prishtina Shpetim Gashi. ?Mendoj se këtu bëhet fjalë vetëm për bindje ndaj politikës së Beogradit. Komuniteti serb është shumë i dobët që ta kundërshtojë qoftë Beogradin, qoftë Prishtinën. Komuniteti serb në Kosovë në këtë moment edhe politikisht edhe ekonomikisht varet nga Beogradi, që praktikisht e subvencionon dhe për këtë arsye duhet të binden dhe të zbatojnë politikën e Beogradit”, thotë për DW Gashi, i cili është nënkryetar i organizatës amerikane Këshilli për qeverisje inkluzive.

Rolin ky? të institucioneve serbe në rezultatin e zgjedhjeve të së dielës (19.05) e konstaton edhe Dragisha Mija?i?, koordinator i grupit punues të konventës kombëtare për Bashkimin Evopian për kapitullin 35. ?Në zgjedhejt lokale Lista Serbe ka treguar se është në gjendje të mobilizojë votuesit për të zgjedhur kandidatët e tyre. Në këtë proces rol ky? pati mbështetja e zyrës për Kosovën dhe Metohinë e Republikës së Serbisë dhe e presidentit të Serbisë, të cilët ftuan në mënyrë aktive zgjedhësit për të dalë në votime. Prandaj rezultatet nuk janë të habitshme, sepse në eventet elektorale në Kosovë sidomos në veri të Kosovës ka qenë gjithmonë domethënës ndikimi i strukturave qeverisëse në Beograd”, thotë Mija?i? për DW.

Të rregullta por me ?pjesëmarrje politike të kufizuar”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vu?i?, përve? thirrjes drejtuar qytetarëve për të dalë në numër sa më të madh në votime, paralajmëroi edhe për incidente dhe ?provokime të Prishtinës”. Por pavarësisht këtyre njoftimeve dita e votimeve rrodhi e qetë dhe mbi 460 vëzhgues, duke përfshirë 12 ambasada, nuk raportuan parregullsi sistematike.

Megjithatë ditën pas zgjedhjeve ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA lëshuan një deklaratë, në të cilën bëjnë thirrje për ? zbatimin urgjent” të rekomandimeve të misionit vëzhgues të BE të vitit 2017.

Atëherë misioni pati raportuar raste të frikësimit të partive politike, që konkuruan kundër Listës Serbe, si dhe porositi aktualizimin e listave zgjedhore. Të martën (21.05) ata paralajmëruan se këto mangësi ?mbeten të pazgjidhura dhe ?ojnë në konkurrencë të kufizuar në votime dhe pjesëmarrje të kufizuar politike, që shtrojnë pyetje lidhur me procesin e përgjithshëm politik në këto territore”, thuhet në deklaratën e Quint-it.

Këto si dhe zgjedhjet e mëparshme u shoqëruan me pohime të shumta jozyrtare, se ndaj të punësuarve në sektorin publik, si kosovar ashtu edhe serb, bëhet presion që të dalin të votojnë, dhe të sigurojnë votat e pjesëtarëve të familjes.

Pak gjasa për dorëheqje të reja

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës u shpallën, pasi në nëntor të vitit të kaluar kryetarët e komunave të Listës Serbe dhanë dorëheqjen nga këto funksione, duke kërkuar nga Prishtina që të heqë taksën për importin e mallrave nga Serbia dhe të lirojë të dyshuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovi?it.

Me përjashtim të komunës Zubin Potok, në komunat e tjera kandidatët e rinj për kryetarë komune ishin të njëjtët njerëz, që dhanë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës pesë muaj më parë.

Kështu veriu i Kosovës është bërë epiqendra e krizës më të re në marrëdhëniet politike në Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse fitorja bindëse e Listës Serbe do të sjellë stabilizimin e rrethanave politike, mbetet të shihet. Të njëjtën ditë kur Lista Serbe njoftoi, se do të marrë pjesë në zgjedhje, megjithëse kërkesat për të cilat dhanë dorëheqjen nuk u plotësuan, ata thanë se ky vendim ?nuk është përfundimtar” dhe pasi të kenë fituar zgjedhjet mund të japin sërish dorëheqjen.

Dragisha Mija?i? nuk sheh ndonjë dobi nga vendime të tilla dhe ky?in për të vënë në pah dëmin e vendimit të Prishtinës e sheh në komunikimin e anëtarëve të Listës Serbe me institucionet e Prishtinës, mediat dhe bashkësinë ndërkombëtare. ?Vendimi i mëparshëm për dorëheqjen e kryetarëve të komunave nuk ka arritur efektin e dëshiruar në drejtim të heqjes së taksës, kështu që mendoj se nuk është ide e mirë që të përseritet i njëjti veprim, sepse ai gjithsesi nuk do të sjellë rezultat pozitiv. Nga ana tjetër dorëheqjet do të shkaktonin krizë politike dhe të sigurisë me përmasa të gjëra, sinqerisht shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, tha për DW Mija?i?.

Shpetim Gashi mendon se është thuajse e pabesueshme që kandidatët e sapozgjedhur të japin përsëri dorëheqjen, por shton se kjo varet nga e gjithë panorama në procesin e normalizimit./DW/

Lajmet e fundit nga