LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Serhan dhe Oja bashkohen, ja ç’do ndodhë sot

21 Maj 2019, 07:36, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Serhan dhe Oja bashkohen, ja ç’do ndodhë

Serhan shkon në shtëpinë e Ojas dhe e kalojnë natën bashkë. Oja dhe Serhan kalojnë momente romantike teksa përgatisin mëngjesin. Arzu vendos të flasë me Ojan dhe shkon në shtëpinë e saj. Oja nuk ja hap derën Arzus dhe i kërkon Serhanit të fshihet. Ai nuk pranon dhe thotë se nuk ka arsye pse të fshihet pasi ndjenjat e tij janë të vërteta. Oja nuk dëshiron që Arzu të mësojë lidhjen e saj me Serhanin dhe refuzon t?ja hapë derën. Serhan largohet me nerva nga shtëpia e Ojas.

Serhan takohet me Edipin dhe i thotë se do bënte çdo gjë për Ojan por nuk e kupton pse ajo ka frikë. Mehmet shkon të bëjë pazar vetëm për tu takuar me Arzun. Oja shkon në pishinë dhe përballet me Serhanin. Ai nuk e lë të notojë. Oja takohet me mikeshën e saj. Serhan shkon në të njëjtin restorant ku ndodhet Oja. Inxhi e fton Serhanin në tavolinën e saj dhe Ojas. Oja kërkon të shmanget. Inxhi e fton Serhanin në dasmën e saj. Merve ja nxjerr inatin mikeshave duke i kritikuar për pamjen.

Lajmet e fundit nga