LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

21 Maj 2019, 13:27, Aktualitet CNA
Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri.

Spahiu shtjellon në shkrimin e tij mungesën e standardeve shkencore në Akademinë së Shkencave dhe në këtë kontekst arrin në përfundimin se nuk duhet të ketë fare një institucion  Akademik në vendin tonë.

“Nga këto fakte dhe të tjera si këto, kështu siç erdhën punët,  pyetjes që bëmë në fillim se a duhet të ketë Shqipëria një Akademi të Shkencave mund t?i japim vetëm një përgjigje: jo.”, shkruan Spahiu.

Nga Dritan Spahiu

Kohët e fundit është zhvilluar një debat mbi reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili tashmë është bërë i njohur për shoqërinë shqiptare. Po rikujtojmë se Akademia e Shkencave është themeluar në vitin 1972 për të shërbyer si institucioni më i lartë që do të organizonte zhvillimet e shkencave në Shqipëri.

Që në atë kohë dhe më vonë në përbërje të saj kanë funksionuar disa institucione kërkimore?shkencore, të cilat kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm sidomos në fushat e gjuhësisë dhe në përgjithësi të alabanologjisë. Në këtë periudhë pati edhe mjaft produkte shkencore që i kanë shërbyer shoqërisë shqiptare.

Por krahas kësaj pune të shkencëtarëve të mirëfilltë dhe dinjitoz, anëtarë të Akademisë së Shkencave, ka pasur synime dhe përpjekje të vazhdueshme për ta futur këtë institucion në shërbim të politikës partiake të diktaturës së shëmtuar shqiptare.

Me këto veprime të politikës së partisë-shtet zhvillimi i mendimit shkencor në vendin tonë është dëmtuar seriozisht, sidomos në fushat e shkencave shoqërore. Por këto dihen mirë dhe nuk është nevoja të zgjatemi më tej.

Pas ndryshimeve politike që erdhën pas viteve ?90 pati një varfërim të vazhdueshëm të mendimit shkencor dhe në përgjithësi të aktiviteteve të Akademisë së Shkencave, siç ndodhi në të gjitha fushat e tjera të ekonomisë shqiptare, të industrisë, të arsimit etj. Gjatë këaj periudhe është diskutuar vazhdimisht për mënyrat se si duhet të zhvilloheshin  edhe aktivitetet shkencore në Shqipëri, si dhe për rolin dhe kontributet që duhet të jap Akademia e Shkencave në këtë drejtim.

Largimi i figurave të njohura, ish anëtarë të Akademisë së Shkencave, kryesisht për arësye moshe, e zvetnojë edhe më shumë veprimtarinë shkencore të këtij institucioni. Por zëvendësimi i këtyre anëtarve nuk u bë asnjëherë me kritere të pastra të meritës dhe të aktivitetit të personave që u pranuan si anëtarë të Akademisë. Ndërhyrjet e drejtuesve të shtetit ishin krejtësisht të paligjëshme dhe rrjedhimisht shumë të dëmshme për vetë Akademinë e Shkencave. Në këtë mënyrë nuk u zgjodhën studiues me emër dhe me aftësi të mirëfillta shkencore, por u emëruan si akademik njerëz me ndërhyrje të ndonjë ministri, të ndonjë politikani pra jo për të mirën e Akademisë, por për arsye të tjera që tashmë dihen. Asnjëra nga qeveritë, që kohë pas kohe morën drejtimin e shtetit, nuk u interesua se si mund të ndihmohet zhvillimi i aktiviteteve shkencore në vendin tonëri. Nuk pati asnjë përpjekje serioze, madje as edhe nga vetë anëtarët e Akademisë për të frenuar degradimin e vazhdueshëm të aktiviteteve shkencore në Shqipëri. Shfaqje të shëmtuara u vunë re kur vinte koha për zgjedhjen se kush do të jetë kryetar i Akademisë dhe kjo ndodhte në institucionin ku punonjësit e tij duhet të jenë në nivelin më të lartë intelektual  dhe moral të shoqërisë shqiptare.

Pas ndryshimeve politike që u bënë pas viteve ?90 Shqipëria kishte nevojë më shmë se kurrë për një mendim shkencor të mirëfilltë në të gjitha fushat. Ndryshimet politike sollën detyrimisht kalimin nga ekonomia socialiste në ekonominë e tregut të lirë. Por si do të bëhej ky kalim? A duhej çuar në zero gjithëçka që ishte ?socialiste?, apo duhej ndjekur ndonjë rrugë tjetër? A duheshin shitur për skrap tornot dhe makineritë e tjera të industrisë shqiptare, siç u bë në vendin tonë, por që nuk ndodhi në asnjë prej vendeve të tjera socialiste? A duheshin shkatrruar të gjitha fabrikat e industrisë shqiptare sepse rendimenti i prodhimeve të tyre ishte i ulët, kur në fakt kishim fabrika shumë të mira, prodhimet e të cilave shiteshin në vendet kapitaliste të Europës? Këto probleme kërkonin një mendim të mirëfilltë shkencor, të cilin duhej ta jepte në radhë të parë Akademia e Shkencave me inisiativën e saj, si një detyrim madhor dhe parësor në dobi të shoqërisë shqiptare. Në fakt nuk pati asnjë studim shkencor se çfarë drejtimi duhet të marrë ekonomia shqiptare, cilat janë fushat ku politika dhe shteti duhet t?i mbështesin për ta çuar ekonominë shqiptare në rrugën e suksesit. Akademia e Shkencave kishte dhe ka anëtarë të fushës së ekonomisë, por asnjëherë, gjatë pothuajse 30 viteve të pas ndyshimit të sistemit politik, nuk u prezantua asnjë platformë ekonomike nga anëtarët e Akademisë së Shkencave. Kjo tregon fare qartë se ?akademikët? shqiptar të fushës së ekonomisë ishin krejtësisht të paaftë për ta bërë këtë punë. Por të mos harrojmë se ata janë paguar me rroga të majme nga populli i varfër i Shqipërisë. Këtu natyrshëm lind pyetja: ku është përgjegjëshmëria e ?akademikëve? shqiptar  ndaj vendit të tyre, për një veprimtari shumë të nevojshme, por të pa kryer prej tyre për paaftësi shkencore?

Një problem tjetër shumë i rëndësishëm për Shqipërinë është problemi i sigurimit të energjisë për nevojat e shqiptarëve. Vendi ynë trashëgoi burime energjie që siguroheshin nga hidrocentralet dhe termocentralet. Por zhvillimet e vrullshme drejt një ekonomie që duhet t?u siguroi mirëqenie qytetarëve të Shqipërisë kërkojnë prodhime me sasi gjithnjë në rritje të energjisë. Në këtë rast shtrohet problemi: cila do të ishte mënyra më e mirë dhe më efikase për të prodhuar energji në vendin tonë? Më mirë se çdo institucion tjetër këtë problem duhej ta zgjidhte institucioni më i lartë shkencor i vendit që është Akademia e Shkencave. Të mos shkojmë larg por në Itali studjuesit shkencor i kanë dhënë shoqërisë italiane dhe institucioneve shtetrore një studim të plotë e të mirëfilltë se si duhet të jetë e ardhmja e energjitikës italiane. Po te ne ? Në këtë fushë nuk ka asnjë studim shkencor dhe ?akademikët? tanë vegjetojnë me privilegje të larta që marrin nga shqiptarët.

Shumë vite më parë kemi pasur një Institut të Matematikës së Zbatuar që më vonë u quajt Qendra e Informatikës, që ishte pjesë e Akademisë së Shkencave. Ky institut psoi një degradim të vazhdueshëm deri sa më në fund u mbyll fare për mungesë të aktiviteteve të saj shkencore. Por kudo në botë institucione të tilla siguruan aktivitete shumë të suksesshme falë zhvillimeve të fuqishme të kësaj fushe. Paralelisht me këtë institut shqiptar, një institute i tillë në Kreta të Greqisë pati një zhvillim shumë të suksesshëm dhe arriti në nivelet më të larta botërore të studimeve në fushën e inteligjencës artificiale dhe të robotëve. Tani ata po synojnë të prodhojnë robotë që do t?i dërgojnë në muzetë e Greqisë për të kryer rolin e shoqëruesve dhe të shpjeguesve për vizitorët dhe turistët. Në këtë institut grek janë punësuar studiues me gradë ?Doktor i Shkencave? që kanë ardhur nga Gjermania dhe Japonia, për të zhvilluar aktivitete shkencore në Greqi. Por në Shqipëri, ish drejtuesi i institutit të ngjashëm me institutin grek, që ka titullin akademik, çuditërisht u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave, por nuk dihet se çfarë ?platforme studimesh shkencore? ka paraqitur kandidati për të marrë këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Këto fakte por edhe të tjerë e bëjnë krejtësisht të panevojshëm egzistencën e Akademisë së Shkencave në Shqipëri, sepse ky institucion po shërben vetëm për të paguar anwtarët e vet, prej të cilëve nuk po merr asgjë të vlerëshme.  Kjo bindje përforcohet edhe nga fakti se pjesa më e madhe e anëtarëve të sotëm të Akademisë nuk ka aktivitet të mirëfilltë shkencor të kryer prej tyre; po kështu ata nuk kanë botime shkencore të vlerësuara si të tilla. Por ne kemi një varg institutesh ku duhet të zhvillohen studime shkencore të profilizuara. Ato detyra shkencore që duhej të kryente Akademia e Shkencave mund të kryhen fare mirë nga Institutet egzistuese. Praktikisht aty duhet të jenë grupimet e personave të kualifikuar që mund të kryejnë së bashku detyra shkencore në fusha të caktuara, me interes për shoqërinë shqiptare. Këto institute duhet të ndihmohen nga shteti dhe të financohen aktivitetet e tyre në përputhje me produktin shkencor që kyejnë, sipas projekteve për problematika që ka nevojë Shqipëria. Duke pasur institute të tilla ku duhet të zhvillohen kërkime shkencore, mbajtja e Akademisë së Shkencave do të ishte vetëm një barrë e pa nevojshme për ekonominë e varfër shqiptare.  Gjithashtu duhet stimuluar kërkimi shkencor në universitetet tona ku deri tani ky aktivitet pothuajse mungon.

Megjithëse situata ku ndodhet Akademia jonë e Shkencave është krejtësisht e paralizuar dhe kur nuk ka asnjë shënjë se kjo situatë do të përmirësohet qoftë edhe për një kohë jo të shkurtër, akademikët tanë insistojnë të vazhdoj kjo gjendje e tillë që nuk është aspak e dobishme për vendin por që është në favor të interesave të tyre. Në fakt Akademia jonë e Shkencave po kryen vetëm një detyrë, po paguan anëtarët e saj pa marrë prej tyre asnjë kontribut të vyer. Në këtë aspekt duket krejtësisht absurd pretendimi i Z. S. Gjinushi për t?u zgjedhur Kryetar i Akademisë së Shkencave. Ky veprim nuk justifikohet aspak, sepse për rreth 40 vjet ai është marrë vetëm me politikë dhe asnjëherë me veprimtari shkencore. Me këtë rast i sygjeroi Z. S. Gjinushi të tregoi përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë duke deklaruar jo vetëm dorëheqjen nga kandidimi për Kryetar të Akademisë së Shkencave, por edhe largimin e tij si anëtar i Akademisë, duke qenë kështu i lirë të merret si më parë me punët si kryetar i partisë së tij. Gjithashtu ju bëjë thirrje anëtarëve të Akademisë të shikojnë pozicionin e tyre në raport me nevojat e shoqërisë shqiptare dhe në vlerësim të detyrimit të përgjegjëshmërisë së tyre ndaj bashkëqytetarëve të largohen me dëshirën e tyre nga detyra e anëtarit të Akademisë së Shkencave. Ky do të ishte ndoshta i vetmi shërbim i mirë që ata do t?i bënin Shqipërisë për një detyrim të pa kryer prej tyre.

Nga këto fakte dhe të tjera si këto, kështu siç erdhën punët,  pyetjes që bëmë në fillim se a duhet të ketë Shqipëria një Akademi të Shkencave mund t?i japim vetëm një përgjigje: jo.

Lajmet e fundit nga