Shpërthen Safet Gjici: Dua urgjentisht kthesën, ndryshe… – CNA
Connect with us

Sport

Shpërthen Safet Gjici: Dua urgjentisht kthesën, ndryshe…

Publikuar

-

Safet Gjici shkund Kukësin. Dy humbjet radhazi me Luftëtarin dhe Skënderbeun kanë mërzitur presidentin. Ashtu sikundër bëri me dije gazeta, dje ai zhvilloi mbledhjen e paralajmëruar.

Kreut të klubit i është sosur durimi dhe si rrallëherë në këtë sezon ka shpërthyer. Në orën 09:00 të mëngjesit, Safet Gjici la çdo impenjim personal dhe thërriti pikërisht këtë takim. Drejtuesit sportivë, administrativë, mjekësorë, së bashku me gjithë futbollistët u mblodhën në zyrën e kreut të klubit. Presidenti kërkoi llogari, madje dhe me tone të larta për këto dy humbje dhe këtë shthurje të ekipit që pretendon të ngrejë trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Ai nuk kurseu askënd në këtë diskurs të tijin, ku në mbi 90 për qind të kohës foli vetëm ai, ndërsa ekipi e drejtuesit shpeshherë miratonin me gjeste ato çka presidenti parashtronte. Numri një i verilindorëve kërkoi shpjegime për mënyrën sesi u humbën ato takime, arsyet, faktorët etj.

Aq më tepër për dëmtimet e shumta e të papritura që kanë kapur Kukësin. Kukësi ka një staf mjekësor të nderuar në përbërje, por duke pasur shumë futbollistë të dëmtuar dhe ata kanë marrë kritikat përkatëse.

Dy humbjet e fundit kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e Kukësit në garë, ndaj për këtë arsye presidenti ishte mjaft i shqetësuar. Skuadra mbetet e dyta, megjithatë presioni është rritur ndjeshëm me Teuta i është afruar me 1 pikë.

MBLEDHJA DHE KRITIKAT

Gazeta zbardh një pasazh nga mbledhja, ku Safet Gjici ka kërkuar kthesë urgjente dhe është shfaqur i nervozuar me çështjen e dëmtimeve.

“Nuk arrij ta kuptoj sesi ne mund të mundemi në këtë mënyrë. Është e pajustifikueshme! Në Gjirokastër humbët me përmbysje, e cila ishte e rëndë. Por, akoma më e rëndë ishte ndeshja e së shtunës kundër Skënderbeut, ku mirë që s’ju zuri gjumi në fushë.

Kaq të zotët jeni ju, saqë të nënvlerësoni ose neglizhoni takime të këtyre niveleve, aq më tepër që është pika kulmore e sezonit. Ju them këtu se dua urgjent kthesën, fitore ndaj Partizanit dhe Krujës, e më pas të fitojmë Kupën.

Çdo gjë që keni dashur ua kam plotësuar, ca kërkoni më të bëj unë për ju? Jam shumë i zhgënjyer me të gjithë ju si staf (të gjithë), e njëjta gjë dhe me të gjithë ju lojtarët. Nuk është ky Kukësi, të shthuremi ne tani në fund. Bëni kthesën, mos më detyroni të sillem ndryshe.

Pa harruar këto dëmtimet që më kanë bërë nervoz. Nuk e kuptoj pse na ndodhin vetëm neve të tilla dëmtime. Sot thoni filani apo fisteku është gati, më vonë del që dëmtimi nuk ka kaluar (i referohet dëmtimit të Shametit). A ka diçka që nuk shkon?!”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera presidenti.

Në mbledhje është diskutuar me emra të përveçëm dhe kritika të veçanta në radhët e lojtarëve dhe stafit. Në analizë kanë qenë të gjithë prezent, përveç Shametit që pikërisht dje u kthye nga Turqia.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Duka e pranon hapur: Disa nga lojtarët e Kosovës sot do ishin te Shqipëria

Publikuar

-

By

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i bëri një skaner të imtësishëm sezonit që sapo lamë pas, duke u fokusuar më së shumti te ekipi kombëtar.

Në intervistën e gjatë me gazetarin e “Supersport”, Ylli Aga, kreu i FSHF-së, zbuloi se Edi Rejën e kishte tentuar edhe më parë për t’u bërë trajner i Kombëtares, por italiani nuk ishte dashur të vijë në Shqipëri në atë kohë. Duka foli gjithashtu edhe për ecurinë e Kombëtares si dhe për suksesin e Kosovës në arenën Europiane.

– Sa e ka zgjeruar rrethin miqësor pozicioni i presidentit?

– Patjetër që e ka zgjeruar shumë, sepse komuniteti i futbollit është i madh. Pozicioni i Presidentit është i tillë që ka marrëdhënie me të gjithë.

– Dasma e Hysajt?

– Jam i gëzuar kur kemi festa, dasma. Martojmë çunat. Dasmë shumë simpatike, të gjithë pjesëmarrësit u gëzuan. Edhe vetë kapiteni u gëzua.

– Ftesa e radhës, sërish për një dasmë? 

– Kemi një dasmë tjetër, me Lenjanin, në korrik.

– Përshtypjet tuaja të para të Kombëtares me Edy Rejan?

– Ekipi ai është, por në këndvështrimin tim duket një dëshirë më e madhe, më shumë besim më shumë atmosferë pozitive.

– U zhgënjyet nga humbja me Islandën, me vetëm një gjuajtje në portë?

– Ka shumë raste në futboll kur thuhet se meritonim më shumë, por ky ishte nga ato rastet ku vërtet meritonim më shumë. Duke parë dhe karakteristikat e ndeshjes, mbajtjen e topit 53% me 47% për ne, kornet 7 me 1, rastet, mendoj se meritonim më shumë se zero pikë. Këto që përmenda unë pak mbahen mend në futboll. Mbahet mend rezultati. Me pak më shumë përqendrim, mund ta kishim evituar humbjen.

– Çfarë të pëlqeu më shumë, përveç fitores, me Moldavinë?

– Mendohet se ishte një ndeshje më pozitive se ajo me Islandën, por mbase në Islandë u luajt më mirë, u prodhua më shumë futboll, kishte më shumë kualitet për ne. Nuk janë ndeshje të ngjashme. Moldavia ishte e vështirë, të gjithë ishim nën presion, sepse goli erdhi me shumë vonesë. Madje në shënimin e golit të parë patëm edhe pak fat, me një karambol të Roshit që u kthye në asist për Cikalleshin. Një fakt tjetër që na gëzoi, sepse Cikalleshi ishte në krizë goli në ekipin kombëtare. Urojmë që ai gol t’u ketë hapur udhë golave të tjerë.

– E shihni diçka pozitive faktin që skuadra u tregua e duruar, pasi nuk po gjente hapësira në mbrojtjen e Moldavisë?

– Moldavia ishte një ekip që luante futboll, e kisha menduar se do mbronte dhe largonte topin. Psikologjikisht, skuadra jonë ishte përgatitur për ta fituar ndeshjen, lojtarët nuk shkuan në panik, por edhe forcat e reja që u hodhën në fushë, sidomos Roshi, i dhanë një impuls dhe entuziazëm lojës. Profesionalisht, ekipi ishte i përqendruar, besonte te fitorja dhe ia arriti.

– Çfarë ndryshimi patë te trajneri Reja nga periudha që zhvilluat bisedimet, firmosët kontratën, e deri te ditët e stërvitjes dhe te ndeshjet?

– Nuk kam parë ndonjë ndryshim. Kam parë të njëjtin njeri që kam parë në fillim dhe në ditët e ndeshjes. Mendoj se, përveçse është një ekspert futbolli, dhe këtë e thotë karriera e tij e gjatë, është një njeri që komunikon shumë, e motivon ekipin dhe besoj se merr afër 100%-shit të asaj që ka skuadra. Taktikisht i instrukton shumë mirë dhe i motivon shumë mirë.

– Do të donit ta kishit përzgjedhur më parë?

– Nuk është se nuk e kam menduar më parë Edi Rejan, madje e kam tentuar disa vite më parë, por ai nuk ka dashur të vijë në Shqipëri në atë kohë.

– 6 pikë në 4 ndeshje, ndërkohë që tri skuadrat kryesore, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 9 pikëve. Matematikisht, mund të luajmë për gjithçka…

– Ky grup ka qenë i vështirë që në fillim. Asnjëherë nuk kemi menduar që jemi skuadra më e mirë. Jemi skuadra që duhet të luftojmë deri në fund dhe nëse bëjmë maksimumin tonë mund të arrijmë gjithçka. Maksimumi ynë nuk janë vetëm rezultatet me Andorrën dhe Moldavinë, por edhe ndaj ekipeve që janë në renditje më lart si Shqipëria. Turqia e fitoi ndeshjen me Francën në të gjitha parametrat, por pas 3 ditësh humbi me Islandën. Edhe ne mund të bëjmë të njëjtën gjë kundër tre kundërshtarëve më të fortë në grup. Në çdo ndeshje duhet të hyjmë si të barabarta, pastaj se çfarë prodhon fusha e lojës… E përsëris, nuk është se gjërat janë vështirësuar, kaq të vështira kanë qenë që në fillim.

– Për ne gjërat duken të komplikuara, por për kombëtaren tjetër shqiptare, Kosovën, gjërat duken me entuziaste…

– Kam parë ndeshjen me Bullgarinë dhe atë me Malin e Zi, i kam ndjekur në SuperSport. Kanë qenë ndeshje të interpretuara shumë mirë, me mobilizim dhe atmosferë pozitive. Rezultatet nuk janë të rastësishme. Është një ekip i përgatitur mirë, ka një trajner shumë të mirë dhe është shumë e rëndësishme që ka një atmosferë shumë pozitive rreth ekipit dhe gjithkund në Kosovë. Atmosfera rreth ekipit kombëtar te ne nuk ka qenë shumë e mirë kohët e fundit, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por në përgjithësi. Kur shkuan në Europian nuk kishim ku t’i akomodonim VIP-at dhe politikanët, kurse sot asnjë nuk na vjen në stadium. Një ekip modest ka nevojë për mbështetje maksimale dhe atmosferë pozitive nga të gjithë.

– Mos po vuajmë faktin që jemi të ndarë?

– Patjetër, sepse nëse do të ishim më shumë, do të kishim më shumë alternativa. Disa nga kualitetet e Kosovës mbase do të ishin pjesë e Shqipërisë, por ky është një fakt dhe nuk mund të merremi më të analizojmë apo ta çbëjmë. Ne duhet të mësohemi dhe të jetojmë me këtë realitet dhe të ndërtojmë dy skuadra kompetitive.

– Edhe Katalunja po të ndahej nga Spanja, ndoshta do ta vuante “La Roja”… 

– Patjetër, Pique do të luante me Katalunjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ishte pranë prezantimit te Parma, nuk do e besoni ku pritet të luajë Dermaku

Publikuar

-

By

Një ide e re ka lindur për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku. Klubi i Parmës është shumë pranë marrëveshjes, por dëshiron që Dermaku të luaj si i huazuar për një sezon me Cosenza, skuadër me të cilët Dermaku është në skadencë kontratë.

Shtatlarti zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Cosenza dhe mund ta shohim serish aty vitin tjeter. Ofertat e shumta drejt tij e shtynë që të mos rinovojë me skuadrën e Seria B, por ai sërish mund të mbetet aty.

Sskuadra si Besiktas, Torino e Parma të shfaqnin interes, me këto të fundit që duket se kanë plotësuar edhe kushtin financiar të vendosur nga Dermaku.

Por, idea e blerjes dhe më pas huazimit diku tjetër nuk i pëlqen aspak Dermakut.

27 vjeçari kërkon që të firmos sa më shpejt me klubin e ri dhe të provojë shanset për të ndihmuar sado pak atë. Seria A e intrigon, ditët e ardhshme do të jenë ato që do vendosin edhe pikat mbi “I” për të ardhmen e Dermakut.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Latifi nuk e harron Skënderbeun, ja deklarata për korçarët gjatë prezantimit te Sherifi

Publikuar

-

By

Liridon latifi ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke firmosur sot me Sherif Tiraspol. Një klub  ku ai shpreson të ringjallë karrierën pas problemeve që kishte në Hungari ku u la shpesh në plan të dytë edhe pse shkonte atje si një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit.

Në një prononcim për faqen e klubi moldav, mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka treguar edhe pritshmërinë e tij te skuadra e re dhe se shpreson që të japë të njëjtin kontributit për Europën siç ka bërë me Skënderbeun.

Liridon, mirëserdhët te FC Sherif. Çfarë ndjesie keni pasi firmosët kontratën? 

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Falënderoj drejtorin dhe trajnerin e klubit për besimin dhe mundësinë që më dhanë të tregoj veten. Unë dua të ndihmoj ekipin në ndeshjet e ardhshme. Objektivi im kryesor është që bashkë me skuadrën të shpallem kampion i Moldavisë. Ky do të ishte një moment pozitiv në karrierën time dhe një trofe më shumë në koleksionin tim personal. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë kompeticionet europiane. Do të bëj më të mirën të ndihmoj skuadrën në Ligën e Kampioneve duke dhënë maksimumin. Kam eksperiencë në turnetë më prestigjiozë në Europë dhe mendoj se klubi im i ri do të përfitojë nga kjo.

Na tregoni pak për klubin tuaj të mëparshëm… 

Pushkash Akademi luan në nivelin më të lartë në Hungari. Edhe pse klubi është një akademi, nuk ka shumë vite në këto standarde të larta. Ajo është një skuadër që ka një qendër të mirë stërvitore. Por është e vërtetë që këtu te Tiraspol gjithçka është në nivelin ëm të lartë sa i përket infrastrukturës.

Duke luajtur te Skënderbeu je shpallur kampion i Shqipërisë, Sherif në Moldavi në çdo sezon gjithashtu shpallet kampion. A sheh ngjashmëri mes të dyve?

Padyshim ka një lidhje mes këtyre dy klubeve. Ata kanë një filozofi të njëjtë, të dy fitojnë vendet e para në kampionatet përkatëse. Mua më pëlqen stili sulmues i lojës dhe gjithmonë synoj të shkoj drejt portës kundërshtare. Këto faktorë janë të rëndësishëm kur bëhesh pjesë një klubi kaq të fortë.

Ju me shumë mundësi e dini tashmë se me kë do të ndeshemi në Ligën e Kampioneve. A jeni ndeshur me ndonjë prej rivalëve?

Nuk di asgjë rreth gjeorgjianëve të Saburtalo. Por e njoh nga afër Dinamo Zagreb. Kur isha te Skënderbeu, kam qenë në fushë kundër skuadrës kroate. Shënova gol në transfertë dhe atë sezon kaluam në turin tjetër. Por e di që kanë një ekip të fortë të ndërtuar çdo sezon me objektiva ambiciozë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending