LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi enigmatik i Bujar Leskajt në zyrat e KLSH-së

21 Maj 2019, 10:46, Aktualitet CNA
Rikthimi enigmatik i Bujar Leskajt në zyrat e KLSH-së

Sot Bujar Leskaj, pasi ka njoftuar mbledhje urgjente me gjithë drejtorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, për në orën 12:00, i shoqëruar me mbi 15 persona, që nuk kanë asnjë lidhje me institucionin, ka hyrë në zyrat e KLSH-së për t?u riulur në karrigen e kryetarit të KLSH-së.

Por cila është historia!

Në datë 2 dhjetor 2018, në kundërshtim të hapur me Kushtetuten dhe ligjin e KLSH-së, Bujar Leskaj me vendimin e tij, në shpërdorim të kompetencave delegon kompetencat e veta tek një nga drejtoreshat e punësuara në KLSH.

Pa paraqitur asnjë akt dorëheqje, pa marrë asnjë miratim nga organet e emërtesës, Bujar Leskaj, në Janar të vitit 2019, pa asnjë shpjegim ka ikur nga institucioni dhe ka 5 muaj që shihet të shëtisë nëpër lokalet e Tiranës.

Me sjellje që nuk kanë asnjë lidhje me sjelljen e një zyrtari të emëruar nga Kuvendi, në shpërfillje të hapur të përgjegjësive të marra përsipër nga ai akt emërimi, që rrezikoi të ndante në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike në atë kohë, Bujar Leskaj që prej Janarit 2019 është një individ që ka dorëzuar çelësat e institucionit të vetëm të auditimit të jashtëm, aty ku ai e ka gjykuar të arsyeshme.

E gjitha pa asnjë tager ligjor dhe në kundërshtim të hapur me ligjin e fushës që parashikon që kryetari qëndron në detyrë deri në momentin e zevëndësimit.

Sipas ligjit të hartuar në kohën që ishte kryetar i KLSH-së, Bujar Leskaj ka qënë i detyruar të qëndrojë në detyrë deri ditën e zëvëndësimit.

Ky interpretim i është dhënë zotit Leskaj nga Presidenti i Republikës me letren e bërë publike në Janar nga zyra e Presidentit.

CNA.al i bën thirrje Prokurorisë së Republikës të nisë hetimin për shpërdorim detyre ndaj zoti Bujar Leskaj, gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe ndaj zyrtarit që me autorizimin e pavleshëm të zotit Bujar Leskaj ka nënshkruar pa asnjë tagër juridik shkresa dhe korrespondenca me kompetenca që nuk i janë referuar me asnjë dispozitë ligjore dhe nga asnjë vendim emërimi i organeve që kanë detyrim ligjorë të caktojne kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Policia e Shtetit duhet të ndërhyjë tani në ambientet e KLSH-së dhe të nxjerrë jashtë Bujar Leskajn dhe grupin e panjohur që kanë hyrë në ambjentet e institucionit publik si shoqërues të Bujar Leskajt.

Gjendja është e papreçedentë.

Një individ që ligji i ka garantuar statusin dhe gëzon imunitetin e anëtarit të Gjykates së Lartë, sillet si bandit i papëgjegjshëm me institucionett e varura nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi duhet të fillojë hetimin administrativ për sjelljen e zyrtarit të emëruar nga organi i vetëm ligjvënës dhe mbikqyrës i veprimtarisë së KLSH-së.

Buraj Leskaj ka konsumuar gjithë ç?ka pasur mundësi të konsumojë. Sot nuk mund të kthehet me sikur nuk ka ndodhur asgjë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga