LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e dhunshme/ Turistët anulojnë rezervimet në Shqipëri

21 Maj 2019, 15:20, Aktualitet CNA
Protestat e dhunshme/ Turistët anulojnë rezervimet në

Operatorët turtisikë kanë vënë alarmin, pasi turistët e huaj kanë anuluar udhëtimet e planifikuara në Shqipëri.

Shkak raportohet se janë bërë protestat e dhunshme të opozitës gjatë muajve të fundit.

Kreu i Operatorëve turistik për jugun, Vasil Bedinaj  ka thënë se shumë agjenci tutistike janë ndeshur me anulime të  udhëtimeve nga tursitët e huaj.

Vetëm këtë javë janë anuluar disa  prenotime sapo është dëgjuar që partitë politike do të kenë sërish protestë, raporton Shqiptarja.com.

“Prisnin që të kishim një bum apo rritje të konsiderueshme, kjo po na dëmton për shkak të situatës jo pozitive politike në Shqipëri.  Dua ta theksoj dhe ta dëgjojnë: Turizmi nuk është një industri prodhuese, por turizmi është diçka qejfi. Çdo turist që zgjedh që të vijë në Shqipëri dhe sheh në mediat e huaja se në Shqipëri ka trazira dhe klima nuk është e përshtatshme e anulojnë, pra është diçka qejfi. Ne po marrim anulime  nga agjenci turistike dhe po na thonë edhe shkakun, po e citoj: Për shkak të situatës politike dhe jo të qetë në Shqipëri, ne nuk vijmë. Është shumë stresuese kur merr mesazhe të tilla për anulim”, ka thënë  Bedinaj.

 

Lajmet e fundit nga