Connect with Us

Policia bën “namin” në Tiranë/ Ndalohen 18 drejtues, pezullohen 70 leje drejtimi

Uncategorized

Policia bën “namin” në Tiranë/ Ndalohen 18 drejtues, pezullohen 70 leje drejtimi

Publikuar

-

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave fatale që vijnë si pasojë e tyre.

Mësohet se përgjatë gjithë javës, kanë organizuar patrullime policore kryesisht për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, me shpejtesi mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë veçanërisht në qendrat e buanuara, duke përdorur të gjjtha pajisjet speciale që disponon shërbimi i policisë rrugore.

Nga verifikimet dhe kontrollet policore, në funksion të parandalimit, janë evidentuar dhe proceduar :

  • 18 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilet 14 në gjendje të dehur dhe 4 të papajisur me leje drejtimi.
  • pezulluar 70 leje drejtimi, nga te cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 18 për shkelje të tjera të ndryshme.
  • proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.
  • Në zbatim të Planit Operacional për Kontrollin e mjeteve me targa të huaja (Angleze) janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme nga strukturat e tjera të policisë 14 automjete, nga të cilat 12 prej tyre janë proceduar administrativisht për mangësi në dokumentacion dhe tejkalim të afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë.
  • ndaluar administrativisht 82 mjete për detyrime administrative të pashlyera.
  • si dhe janë vendosur 2900 masa të tjera administrative, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Vendimi i Gjykatës për Tahirin/ Si i shpëton burgut ish ministri

Publikuar

-

Nga

Pas gjashtë orësh pritje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata ka vendosur 5 vite burg që sipas gjykimit të shkurtuar përkthehen në 3.4 vite që konvertohen në shërbim prove.

Pra, Tahiri njihet fajtor për shpërdorim detyre nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vendimi për Tahirin/ Maks Haxhia: Gjykata nuk ka rrugë tjetër, të jap pafajësinë

Publikuar

-

Nga

Avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, ka theksuar se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie.

“E them me gjithë bindjen se gjykata nuk ka rrugë tjetër veçse të jap vendim pafajësie”, tha Haxhia për Open.

Më herët Haxhia  zbuloi arsyet e vonesës prej më shumë se pesë orësh të trupës gjykuese në dhënien e vendimit. Haxhia tha se vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar. E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Vdekja e gazetares/ Spikerja nuk mban dot lotët kur jep lajmin

Publikuar

-

Nga

Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë, Edona Musa, nuk ka arritur që të mbajë dot lotët, teksa ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani.
Spikerja ka dhënë lajmin teksa lotonte, duke i kërkuar falje të gjithë spektatorëve për emocionet. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në Budapest të Hungarisë. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.
Mediat kosovare raportojnë se gazetarja ka pasur komplikacione shëndetësore dhe ka ndërruar jetë sapo ka sjellë në jetë vajzën e tretë. Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari./CNA.al

LEXO TE PLOTE