Pilotët lënë garën në mes/ Fillojnë grushtin me njëri-tjetrin (video) – CNA
Connect with us

Aktualitet

Pilotët lënë garën në mes/ Fillojnë grushtin me njëri-tjetrin (video)

Publikuar

-

Spektakli ka qënë gjithnjë prezent në garat NASCAR, por ajo që vjen nga pista e Charlotte Motor Speedway është thjeshtë e papranueshme.

Një akt dhune është regjistruar në pistën e Charlotte, ku protagonist kanë qënë dy pilotët, Clint Bowyer dhe Ryan Newman. Shkak është bërë një kontakt mes makinave të Newman dhe Bowyer, me këtë të fundit që u përplas me muret rrethuese.

Kjo ka zemëruar drejtuesin e makinës me numër 14-të, që në përfundim të garës sulmoi fizikisht kundërshtarin. Megjithatë reagimi i pilotëve dhe emisarëve të pistës shmangu një sherr që mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.

Aktualitet

“O maaa, e dogjën shkollën”/ Bledi Mane tallet me aksionin opozitar

Publikuar

-

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar aksionin opozitar  të ndodhur së fundi në disa nga bashkitë e djathta, ku militantë të PD janë konfrontuar me policinë dhe kanë djegur materialet zgjedhore, në shkollat që po kthehen si KZAZ.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane e quan vënien e flakëve si zjarrin e injorancës talebaneske, teksa ngre disa pikëpyetje në kokën e një fëmijë 7 vjeçar, që është dëshmitar i asaj çfarë ndodh në vend.

Postimi i plotë

O maaaaa, e dogjën shkollën…!
U thye xhami i dritares andej nga hyn drita e diellit por në vend të diellit skuqi flaka e një zjarri të vogël që u përplas te banga ime. Në fillim zjarri kafshoi abetaren, pastaj fletoren e detyrave të klasës. Flakët u përhapën deri poshtë e bashkë me çantën e shkollës mu dogjën stilolapsat, lapsat me ngjyra, librat e tjerë. Mu dogj edhe buka që kisha marrë me vete që nuk e hëngra në pushimin e madh. Mes flakëve të kuqe shikoja tek përcëlloheshin dhe shkrumboheshin gërmat e abetares, figurat ilustruese, numurat e matematikës, kujtimet e mia fillestare, lojërat.
Ndërsa era e bukës së djegur depërtoi nëpërmjet vrimave të hundës dhe më mbeti si gulç në fyt, flaka e librave që digjeshin nga zjarri i injorancës talebaneske më mbeti njollë në tru.
O maaa, o mami është më keq kur djegin pyllin, shkollën apo kur djegin fëmijërinë tonë?
Zjarrfikēset erdhën, shuajtën zjarrin te shkolla por zjarrin brenda kokës time ende qëndron i ndezur.
Megjithëse jam një djalë i vogël 7 vjeçar dua ta di:
-Kur të rritem të bëhem zjarrvënës apo zjarrfikës?
Cili prej këtyre dy profesioneve ofron më shumë lekë o maaaaaaaaaa?!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur luante te Juventusi/ Sot i shkel syrin Interit

Publikuar

-

Orë të nxehta për merkaton e Interit. Përveç negociatave të avancuara, në ditët e fundit po vlerësohen hipoteza të tjera, që deri tani kishin qëndruar në hije.

Një nga këto hipoteza është edhe ajo që ka të bëjë me sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente, kontrata e të cilit me “Spurs” skadon në fundin e qershorit.

“Passioneinter.com” ka kontaktuar vëllanë menaxher të futbollistit, Jesus Llorente, i cili ka mohuar të ketë pasur kontakte me zikaltrit: “Nuk kemi folur me Marottën dhe asnjë tjetër të Interit”, ka thënë ai.

Gjithsesi, ai ka shtuar: “Nëse do të na telefonojë Marotta ose Conte, nuk do të kishim asnjë dyshim: do të shkonim në Milano”. Topin tani i kalon zikaltërve.

Kujtojmë se disa sezone më parë, Llorente ka luajtur me Juventusin (2013-2015) ku në 66 ndeshje ka shënuar 23 gola.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ktheju arsyes dhe dialogut”/ PDIU thirrje Ramës

Publikuar

-

Kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, nëpërmjet një deklarate për mediat, i kë bërë thirrje kryeministrit Rama, që të tërhiqet dhe t’i rikthehet dialogut, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

Në deklaratë thuhet se PDIU ndjehet e shqetësuar për rritjen e konflikteve në vend, pasi vendi po rrëshqet në një situatë dramatike për demokracinë.

Duke renditur me radhë aktet e fundit,  mos hapjen e negociatave, asgjësimin e Prokurorisë dhe deklaratën e fundit për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, PDIU shkruan se vendi po futet në errësirën më të madhe të demokracisë.

Reagimi i plotë

PDIU është thellësisht e shqetësuar për situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Vendi po rrëshqet me shpejtësi në një situatë dramatike për demokracinë. Segmente të tëra shtetërore po vihen përballë bashkive dhe në dhunim të qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit. Secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Sot jemi në errësirën më të madhe të demokracisë në vend. Refuzimi i statusit të vendit kandidat, fillimi i procesit për heqjen e vizave, asgjesimi i gjykatave, prokurorisë, parlamentit, na kanë kthyer edhe më keq se 30 vite më parë. Deklarata e sotme, se ata që do shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë vendit, në kundërshtim me nenin 38-të, të Kushtetutës, ku është e garantuar lëvizja e lirë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është shprehje e marrëzisë, ku mbajtja e pushtetit me çdo kusht ka errësuar çdo gjykim apo vlerë demokratike në vend.

Ky hap antikushtetues, i marrë dhe qesharak, ngjason identikisht me atë të standartit dhunues të të drejtave të njeriut të kohës së komunizmit, ku qytetarët ndaloheshin të pajiseshin me pasaporta, për jashtë shtetit.

PDIU i fton të gjithë përkrahësit e saj, të jemi bashkë në anën e drejtë të historisë e në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira.

PDIU i bën thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti, Edi Ramës, t’i kthehemi arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë, ku shqiptarët të zgjedhin si në demokraci, e jo të votojnë si në diktaturë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Close