LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër Lulzims dezerton nga Bindja

21 Maj 2019, 10:21, Aktualitet CNA
Një tjetër Lulzims dezerton nga Bindja

Kreu i Republikës së Re, po tregon tashmë me prova se ndodhet në panik nga krijimi i një force të re politike.

Duket se Lulzim Basha, tashmë pas kërcënimeve ka filluar joshjen dhe blerjen e çdo kandidati të mundshëm në garë, ashtu si bleu ushtarët e tij në PD.

Një ditë më parë, një ?lulzims? u tërhoq nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, ndërsa sot është tërhequr nga gara kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë, Bledar Sinella.

Sinella, i ka drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t?u çregjistruar nga gara me pretendimin se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit.

Ai thekson mes tjerash në kërkesën drejtuar KQZ-së se zgjedhjet pa opozitën ka pasoja të rënda për Shqipërinë dhe për Kavajën.

Kujtojmë këtu se të dy kandidatët e tërhequr nga gara janë në bashki, të cilat drejtohen nga Partia Demokratike, në Lezhë dhe në Kavajë./ CNA.al

Bindja gabon në Lezhë/ Një Lulzims tërhiqet nga gara

Lajmet e fundit nga