LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndjeja turp kur tundoja meshkujt”/ Aktorja e famshme “sakrifikon” bukurinë

21 Maj 2019, 18:54, Aktualitet CNA
“Ndjeja turp kur tundoja meshkujt”/ Aktorja e famshme

Jessica Alba është një nga aktoret më të bukura amerikane. Faktin e të qënit e bukur aktorja tregon se e ka vuajtur shumë.

Gjatë një interviste për Elle ajo ka rrëfyer se ishte rritur në një familje konservatore e cila e privonte të vishte veshje që tregoni format e saj të rrumbullakosura.

Gjithashtu ajo tregon se në atë kohë ndihej e turpëruar të mendonte se tundonte meshkujt.

?Ishte e thënë të ndihesha në turp nëse tundoja burrat. Pastaj ndalova së ngrëni shumë kur u bëra aktore. E bëra veten të dukesha më shumë si djalë në mënyrë që mos të merrja aq shumë vëmendje. Asgjë rreth të qenit e suksesshme në biznes nuk është e lehtë.?- u shpre ajo në ?Goop health summit?.

Jessica është rritur si katolike,por vendosi të largohej nga kisha për shkak të besimeve kundërshtuese për të drejtat e homoseksualëve apo seksit paramartesor. Ajo ndihej sikur fakti që ishte e dëshirueshme nga të tjerët, ishte faji i saj.

?Burra më të vjetër më ngacmonin dhe pastori më thonte që ndodhte sepse kisha veshur gjëra provokative, por nuk ishte kështu. Më bëri thjesht të ndihesha sikur në çfarëdolloj rasti që isha e dëshirueshme nga seksi tjetër ishte faji im. Më bëri të kisha turp nga trupi im dhe të qenit grua.?- ka treguar ajo më herët për ?Elle?.

Lajmet e fundit nga