Kryesore Show Biz
“Më shpëtoi jetën”/Aktorja e “Game of Thrones” rrëfen periudhën e errët të jetës së saj

Aktorja e njohur tashmë si pjesë e serialit “Game of Thrones” u bë pjesë e tij kur ishte vetëm 13 vjeç.
Sophie Turner në një intervistë për Sunday Times, ka treguar se ju desh të shkonte në terapi që të përballonte çdo gjë që po kalonte. Sfida e saj më e madhe ishte mënyra si e shihte trupin e saj.
“Papritur, metabolizmi i çdokujt ngadalësohet në moshën 17, 18 vjeçare dhe më pas kjo dokumentohet. Lëkura ime dhe çdo gjë. Njerëzit që komentojnë për të. Isha shumë e vetëdijshme për trupin tim në një moshë të re. Dhe pak a shumë më pushtoi mendjen, mendoja vetëm për këtë. Numërimi i kalorive, çdo gjë. Oh, do ha vetëm bajame sot. Ndalova së pasuri perioda për një vit- kjo ishte pika kur vendosa të shkoj në terapi.”- u shpreh ajo.
Ndërkohë Jonas ajo e cilëson si shpëtimtarin e kohëve të vështira:
“Po kaloja këtë fazë ku isha mendërisht shumë keq. Ai më thonte “Nuk mund të jem me ty, derisa ti të duash veten. Nuk mund të të shoh të duash mua më shumë se veten.” Kjo ishte diçka, ai që e bëri këtë. Mendoj se në një farë mënyrë më shpëtoi jetën.”