LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush po e përdor më fort sot Bujar Leskajn?!

21 Maj 2019, 13:46, Aktualitet CNA
Kush po e përdor më fort sot Bujar Leskajn?!

Pas një periudhe 5-mujore, CNA.al mori informacionin e rikthimit në karrigen e Kryetarit të KLSH-së, të zotit Bujar Leskaj.

Me shprehjen: “vazhdojmë aty ku e lamë”, zoti Leskaj rihyri sot në zyrën nga e cila iku “pa leje” 5 muaj më parë.

Kjo periudhe 5-mujore u përdor nga presidenti Ilir Meta për të ngritur konfliktin fals me mazhorancën, në themel të të cilit ishte pazari për karrigen e kryetarit të KLSH-së.

Vendi bosh duhej si justifikim nga presidenti për të rritur pazarin për kryetarin e KLSH-së.

Sot pas 5 muajsh palët duket sikur kanë reshtur negociatat (të paktën publikisht) dhe ish-kryetari i KLSH-së rikthehet në zyrë.

Çdo njeri që ka qënë të paktën 6 muaj në poste drejtuese e di që zyrtaret pas largimit nga funksioni, duhet të dorëzojnë edhe deklarimin e pasurisë për përfundimin e funksionit.

A e ka bërë këtë deklaratë Bujar Leskaj?

Cila është deklarata më e fundit që ka dorëzuar ish-kryetari i KLSH-së pranë ILDKP-së?

Bujar Leskaj ka shpjeguar rëndom këto kohë që ka lidhur një kontratë me një projekt të huaj (rumun).

Nëse Po, ILDKP-ja duhet të verifikojë të ardhurat e kësaj periudhe të ish-kryetarit të KLSH-së.

Kryetari i KLSH-së është status kushtetues. Do të ishte absurde që të besonim së për shembull kryetari i Gjykatës së Lartë (niveli me të cilin barazohet edhe në pagë kryetari i KLSH-së), të punësohej herë pas here nëpër projekte apo private të tjerë.

Sot ka një interpretim të thjeshtë: nëse ish-kryetari i KLSH-së ka nisur punë si privat, ka pushuar së ndjeri veten si kryetar i KLSH-së.

Atëhere pse u kthye sot Bujar Leskaj?

Pas zhurmës brenda institucionit të KLSH-së, në lidhje me pavlefshmërinë e akteve në mungesë të kryetarit të KLSH-së, halli i madh i mazhorancës nuk është më auditimi i KLSH-së ndaj tyre.

Halli i madh ka lidhje me miratimin e buxhetit faktik.

Pa firmën e kryetarit të KLSH-së, çdo akt i nxjerrë mbi buxhetin faktik, është i cënuar juridikisht deri në pavlefshmëri.

Halli i Metës dje ishte pazari për kryetarin e KLSH-së dhe Bujari ia hapi krahun.

Halli i Ruçit sot është miratimi i buxhetit faktik dhe Bujari po hap krahun.

Por as Meta dje, as Ruçi sot nuk e shpëtojnë dot Leskajn nga shpërdorimi i detyrës dje dhe ushtrimi i funksioneve publike pa tagër sot.

Leskajn mund ta shpëtojë vetëm urtësia. Dhe urtësia në këtë rast këshillon, të ikë nga sytë këmbët një sekondë e më parë, se shteti ligjor vonon, por nuk harron./ CNA.al

Rikthimi enigmatik i Bujar Leskajt në zyrat e KLSH-së

Lajmet e fundit nga