LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Karta e studentit nuk është shpëtim/ Bordet, zare që i lëvizin si të duan

21 Maj 2019, 20:30, Aktualitet CNA
Karta e studentit nuk është shpëtim/ Bordet, zare që i

Mosmbajtja e fjalës nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe revolta e nesërme e studentëve, që ka në thelb pikërisht këtë argument, është tema e diskutimit të panelit të emisionit të sotëm “Tempora”.

Midis të ftuarve të tjerë në të ishte pjesë edhe eksperti i Arsimit, Albano Zhapaj, i cili ndër të tjera në diskutimin e tij tha se karta e studentit ndihmon, por nuk është shpëtim nga dhjetra kusure të tjera që kanë studentët. Po ashtu, Zhapaj i etiketoi anëtarët e bordeve të Universiteteve si zare, që i lëvizin si të duan ata që i komandojnë në detyrë.

Në anën tjetër studenti Rigels Xhemollari plotësoi duke thenë se kjo sjellje e bordistëve rrjedh prej faktit se ata mbajnë pozicione të larta publike. 

Karta e studentit nuk është shpëtim i studentit, por ndihmon. Studentët në një kohë tjetër, kur ato gjëra që janë ordinare që duhen bërë sipas rregullave duhet të ishin bërë kjo do të ishte ajo që duhet të protestonit juve. Do mjaftonte të protestonin 50 studentë në çdo fakultet dhe rektorati do merrte masa që ta rregullonte. Por duhet të kuptojmë një gjë, anëtarët e bordeve janë zarë. Mund të jenë njerëz shumë të nderuar në pozicionet e tyre, por në këtë pozicion janë zarë që i lëvizin si të duan”,- vlerësoi eksperti Zhapaj..

Problemi është që ata mbajnë akoma pozicione të larta publike. Drejtoresha e administratës publike që hapi atë portalin për punësim ishte anëtare bordi në një universitet dhe u shkarkua sepse kishte shpenzuar keq paratë e studentëve”, ishte denoncimi i Rigels Xhemollarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga