LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish ministri socialist rikthen "Dushkun"/ Tregon testin për "rilindasin" Rama

21 Maj 2019, 21:04, Aktualitet CNA
Ish ministri socialist rikthen "Dushkun"/ Tregon testin për

Kryeministri i “rilindjes”, Edi Rama, në këtë moment është përballë një testi që do të tregoj nëse do mbetet thjeshtë një kryetar partie, apo do të marrë përgjegjësi për vendin…

Vlerësimin e ka bërë Arben Malaj, ish ministri socialist i Financave, në kohën e kabinetit të kryesuar nga Fatos Nano.

I qenë pjesë e emisionit ?Tempora,? Malaj ka deklaruar, gjithashtu, se pas zgjedhjeve vendore të Qershorit, nëse ato do të bëhen pa opozitën, kryeministri Rama nuk mund të qeverisë. Kompromisi bëhet për ekonominë, jo për politikë, tha Malaj.

“Nëse liderët politikë do bëjnë marrëveshje bazuar mbi parimet politike ata do të shkojnë në zgjdhje, pa zgjidhje. Pra do sigurojnë mbijetesën e tyre. Nëse ata do të kuptojnë që rënia ekonomike prodhon varfëri, pabarazi, probleme të thella sociale, e bën vendin më të varfër shpirtërisht dhe ekonomikisht. Kryeministri e ka informacionin se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare dhe me buxhetin. Atëherë ky është testi real i lidershipit të Ramës. Rama tani ka një test përballë. Do të mbetet thjeshtë një kryetar partie, apo do të marrë përgjegjësi për vendin.

Po ju përdor rastin kur në 2001 në Dushk të Lushnjes u arrit të merreshin 13 deputetë. Nga pikëpamja ligjore, por politika nuk është ligjore është morale ne e kishim bazën ligjore dhe në atë kohë unë isha kryetar grupi dhe negocioja edhe me BE-në dhe përhgjigja e tyre ishte e artë: “Ne nuk po vemë në dyshim legjitimitetin, shumicën për ta zgjedhur ju qeverinë, ne nuk mendojmë se ju e keni të drejtën morale me këtë kalkulim matematikor të zgjidhni Presidentin e vendit”. Dhe ne nuk e cuam vendin në krizë.

Rama mund të bëjë cfarë të dojë me pushtetin e tij, por nuk qeveriset më pas zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës”, ka thenë ish ministri socialstëve Arben Malaj./CNA.al 

Lajmet e fundit nga