Connect with Us

 Horoskopi i ditës, 21 maj 2019

Aktualitet

 Horoskopi i ditës, 21 maj 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dielli do e ngrohe atmosferën ne çift gjate kësaj dite kështu qe ju ne çdo moment do ndiheni mire dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për beqaret gjithashtu do ndodhe papritur një takim, i cili mund te ndryshoje gjithçka. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura bëhen pa plan. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për çështjet e zemrës. Do jeni tej mase sensuale dhe entuziaste ju te dashuruarit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndojnë veten. Hapa duhet te hedhin vetëm kur te jene shume te sigurte. Ne planin financiar do jeni tej mase ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe te rrezikoni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Pas një periudhe paksa te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot gjerat duket se do fillojnë te ndryshojnë. Yjet do i keni ne krah dhe ambienti do mbushet me ngjyra. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e duhur kështu qe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi te njëpasnjëshme. Kujdes me hapat qe do hidhni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e ngrohte dhe pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe nuk do ndalen derisa ta arrijnë. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente sepse përndryshe mund te mbeteni edhe pa para fare.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e bukur dhe pa asnjë lloj problemi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. partneri mund t’iu beje edhe një propozim interesant qe do iu lere me goje hapur. Beqaret nuk duhet te hezitojnë për asnjë moment se joshuri edhe sikur mos ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Buxhetin do e mbani nen kontroll dhe kjo do ju lejoje te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Paqja do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e këndshme dhe pa probleme. Beqaret nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime ne jetën e tyre sepse koha qe kalojnë me miqtë është shume e vyer. Ne planin financiar nuk do arrini dot t’i zgjidhni problemet qe keni pasur dhe kjo do ju beje te ndiheni keq.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant ne orët e mesditës. Vazhdimësia do varet tërësisht prej tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te jete gjithë kohës e mbrojtur. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do influencohet shume pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Nuk do keni me as problemin me te vogël me atë qe keni ne krah, përkundrazi do ndiheni mire gjithë kohës. beqaret do kenë një dite premtuese. Gjithçka qe kane dashur do mund t’iu realizohet. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu qe nuk do ju dale asnjë e papritur.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Pas një periudhe disi te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot dielli do rilinde dhe zemra juaj do ngrohet serish. Do jeni me te logjikshëm dhe me shprehës me partnerin tuaj. Beqaret do e joshin si duhet atë qe pëlqejnë dhe ne fund do arrijnë qëllimin përfundimtar. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa pa qene ende vone. Po filluan problemet zor se di i zgjidhni shpejt ato.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do jeni shume agresive me partnerin tuaj sot dhe kjo mund te sjelle probleme serioze me te. Asnjeri nuk do i kuptoje gabimet dhe secili do kërkojë te dale e veta. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin, pasi kohet e fundit po ja kalojnë mire me miqtë e ngushte. Buxheti duhet pasur me nen kujdes. Shmangni investimet e ekzagjeruara dhe dhëniet e huave.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite e mbrojtur nga yjet do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do ece me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene te bekuar nga yjet kështu qe jeta ka për t’iu ndryshuar përgjithmonë. Ata duhet thjesht te bëhen gati. Sektori i financave do jete i mire. Do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni paratë qe do keni neper duar.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Disa prej atyre qe janë ne një lidhe do kalojnë vështirësi gjate kësaj dite, ndërkohë qe pjesa tjetër do kalojnë momente te qeta. Mundohuni qe para çdo hapi te reflektoni për pasojat ne te ardhmen. Ata qe janë vetëm nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe sikur te mundohen pafund. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm fale lojërave te fatit, por mire është te mos vazhdoni me te luani me to.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 1 korrik 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 3 maj 2019 

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 1 mars 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 janar 2019

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: