LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëri dasëm nën mbrojtjen e policisë/ I shumëkërkuari ngre “perandori” në Vlorë

21 Maj 2019, 12:44, Aktualitet CNA
Bëri dasëm nën mbrojtjen e policisë/ I

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim, sipas të cilit i shumëkërkuari për vrasjen e dy italianëve, shtëtit i lirë në Vlorë.

Denoncuesi thekson se bëhet fjalë për shtetasin, Tasi Basho, i cili sipas tij dy ditë më parë bëri dasmën nën mbrojtjen e policisë.

Sipas denoncuesit, Basho është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve, ndërsa në Selenicë bashkë me Robi Llanaj ka ngritur perandorinë e krimit të të gjithë Vlorës.

Gjithashtu ai shkruan se policia në Selenicë është e terrorizuar nga banda, që ka nën kontroll të gjithë zonën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga