LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në Berat/ Aleatët perendimorë janë me opozitën

21 Maj 2019, 16:59, Aktualitet CNA
Basha në Berat/ Aleatët perendimorë janë me opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e Beratit, teksa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, u shpreh se  ka marrë dhe mbështetjen aleatëve perendimorë për këtë, gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

?Nuk do të ketë zgjedhje me krimin. Më lejoni ta them këtu nga Berati. Pas vizitës time në Perendim, së bashku me aleatat tanë strategjik do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas.

Me frymëzim lindor, sot ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne e kemi nisur këtë beteje madhështore, jo për karrige, jo për pushtet, por për idealin tonë, ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Më lejoni, me respektin tuaj dhe mijëra të tjerëve që në ndjekin, me shpirtin pezull  dhe me vendosmërin për t?i shkuar deri në fund betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Në këtë betejë jemi të bashkuar si kurrë më parë, kurrë më parë nuk kam parë kaq shumë?, -shtoi ndër të tjera lideri demokratikas./CAN.al

 

Lajmet e fundit nga