Zhurmues te burgu/ Institucionet pa shërbim interneti – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zhurmues te burgu/ Institucionet pa shërbim interneti

Publikuar

-

Institucionet që ndodhen në afërsi të stacionit të Trenit, apo pranë rrugës Jordan Misja, po përballen sot me probleme të mëdha me shërbimin e internetit si dhe valët e telefonit.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur zhurmues te burgu 313, në mënyrë që të mos flasin të burgosurit.

LEXO EDHE:  Nuk pyet as për ministren/ Kush është drejtori që fyen e kërcënon administratën

Mësohet se kjo ka prishur sinjalin e telefonit dhe Wirelesin në Institucionet, si Beder, Shërbimi i provës, apo edhe institucione të tjera të huaja në këtë zonë.

Gjithashtu edhe disa qindra hyrje me mijëra banorë në zonën përrreth, janë dëmtuar./ CNA.al

Aktualitet

Barça bën të pamundurën për Neymar/ PSG nuk ka për të marrë ndonjëherë ofertë si kjo

Publikuar

-

Interesi i Barcelonës për Neymar është i qartë, por PSG nuk ka ndërmend të bëjë ulje për yllin brazilian. Sipas “AS”, francezët kanë refuzuar një propozim interesant të Barcelonës gjatë orëve të fundit.

Katalanasit i kanë ofruar parisienëve kartonët e Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinhos. Krahas dy futbollistëve, Barcelona është e gatshme të shtojë dhe 40 milionë euro në një këst të vetëm.

LEXO EDHE:  Nuk pyet as për ministren/ Kush është drejtori që fyen e kërcënon administratën

Largimi i Neymar ka filluar të jetë temë diskutimi edhe nga kompanitë e basteve të cilat janë të mendimit që 27-vjeçari do të mbetet lojtari i PSG-së në fund të merkatos së verës.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

Publikuar

-

By

KLP ka përzgjedhur 15 prokurorët që do të jenë pjesë e  SPAK-ut.

Prezantimi është bërë nga kreu i KLP, Gentjan Ibrahimi, i cili ka thënë se një pjesë e kandidatëve, kanë gabuar me dorëzimin e dokumentacionit.

Lista e përzgjedhur nga KLP, përbëhet nga prokurorët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behat Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

LEXO EDHE:  Nuk pyet as për ministren/ Kush është drejtori që fyen e kërcënon administratën

Kështu janë skualifikuar disa emra të njogur të prokurorisë, si Donika Prela, Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe të tjerë.

1. Altin Dumani

2. Anton Martini

3. Elisabeta Imeraj

4. Arben Kraja

5. Doloreza Musabelliu

6. Klodjan Braho

7. Enkeleda Millonai

8. Manjola Kajana

9. Edvin Kondili

10. Ened Nakuçi

11. Elida Kaçkini

12. Ndini Tavani

13. Behat Dibra

14. Anita Jella

15. Besnik Muçi /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më lodhën pushimet”/ Aktorja seksi nuk ndalet me fotot provokuese, por i habit të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Pas një sezoni të suksesshëm në “Duplex”,  aktorja seksi Eliona Pitarka, ka nisur pushimet dhe ka postuar shpesh foto me rroba banjo duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Por me postimin e fundit, Eliona shprehet se është lodhur nga këto pushime, teksa pozon në breg të detit.

“Kthehu punes aty kalon me bukur se pushimet”, i shkruan një komentues ndërsa Eliona i tregon se mezi po pret.”Presim Shtatorin, taksirat me pushu dhe 1 muaj”, përgjigjet Eliona.

LEXO EDHE:  Nuk pyet as për ministren/ Kush është drejtori që fyen e kërcënon administratën

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending