Connect with Us

Tendera të dyshimtë dhe nën hetim nga Prokuroria/ Isa Sakja kryebashkiaku i pallateve në rërë

Aktualitet

Tendera të dyshimtë dhe nën hetim nga Prokuroria/ Isa Sakja kryebashkiaku i pallateve në rërë

Publikuar

-

Isa Sakja mori drejtimin e Bashkisë së Kavajës, pas  dorëheqjes së Elvis Roshit dhe zhvillimit të zgjedhjeve të reja në 25 qershor 2017.

Kur po bëhen rreth dy vite në krye të Bashkisë së Kavajës, ndaj tij janë drejtuar një sërë akuzash në lidhje me abuzimin e detyrës.

Së fundmi, në Prill të këtij viti, ndaj kryebashkiakut Sakja u regjistrua një kallëzim penal, për dhënien e lejeve për shtatë pallate në Kavajë.

Kallëzimi është bërë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit, i cili e akuzon për shpërdorim të detyrës.

“Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë”, thuhet në njoftimin për media të IKMT.

Edhe më herët, Sakja është lakuar për abuzim me detyrën. Në vitin 2018, në media u raportua se gjatë vitit 2018, Bashkia e Kavajës, nën drejtimin e kryebashkikaut Isa Sakja, ka dhënë 10 tendera të dyshimtë, me vlerë 187 525 604 lekë ose rreth 1.5 milionë euro.

Në tetë raste të dhënies së tenderave ishin përjashtuar të gjitha kompanitë, të cilat kanë marrë pjesë në garë, përveç kompanisë që ka fituar tenderin.

Ndërsa për dy tendera të tjerë karakterizohen nga mungesa e plotë e konkurrencës, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila ka fituar tenderin. Këto procedura edhe pse pretendohet se janë ligjore, krijojnë mundësi për abuzim dhe klientelizëm.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar nga kryebashkiaku Isa Sakja, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Në deklaratën fillestare të vitit 2008, ai thotë, se ka pasur në pronësi një apartament banimi prej 54 m2 në Kavajë, në pronësi të babait, një llogari bankare me vlerë 80 000 lekë si dhe një makinë autoveturë (4+1.), tip Opel me vlerë 300 000 lekë, e dhuruar nga familja.

Ndërsa pasi ka nisur punë si Inspektor i Anti Kontrabandës Tokësore pranë drejtorisë së përgjithshme të doganave, pasuria e tij është shtuar me një apartament me sipërfaqe 72 m2, pranë kompleksit Kristal, apartament për të cilin deklaron vlerën sipas kontratës së shitblerjes prej 50 400Euro.

Në vitin 2013 ai ka blerë një automjet tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro dhe thotë se është blerë me të ardhurat nga pagat e këtij viti. Pagat në vitin 3013 janë  694 638 lekëqë ai merr nga Doganat dhe bashkëshortja në shumën 247 428 lekë. Por, ndërkohë ai ka pa paguar edhe një kredi që ka marrë për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë që kryebashkiaku Isa Sakja ka deklaruar.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Apartament Banimi prej 54 m2 në Kavajë, në pronësi të babait. Burimi kredi në një bankë të nivelit të dytë. Vlera e pronës 1 560 000 lekë.

Llogari bankare në Raifaizen Bank vlera 80 000 lekë.

Makinë autoveturë (4+1.), tip Opel me vlerë 300 000 lekë, e dhuruar nga familja.

Viti 2008

Të ardhura nga Paga si Inspektor i Anti Kontrabandës Tokësore pranë drejtorisë së përgjithshme të doganave, plus dieta dhe shpërblime totali vlera 1 328 000 lekë.

Paga dhe shpërblime të vëllait Bledar Sakja si drejtor filiali posta shqiptare në Kavajë vlera 429 000 lekë.

Të ardhura nga pensione të dy prindërve dhe shpërblime në vlerën 295 600 lekë.

Zoti Sakja në deklarimin vjetor të vitit 2008, deklaron edhe zotërimin e në apartamenti me sipërfaqe 72 m2, pranë kompleksit Kristal, apartament për të cilin deklaron vlerën sipas kontratës së shitblerjes prej 50 400Euro. Apartamenti është i pa hipotekuar dhe deklarohet në bashkëpronësi me zonjën Alma Teferiçi bashkëjetuese. Për pagesën e 50% të vlerës së apartamentit, deklarohen dy kredi bankare.

Marrë në datën 25. 09. 2008 një kredi bankare pranë Bankës Popullore me vlerë totale 20 000 euro. Interesi Libor Euro plus 2.25%. Afati 180 muaj. Totalit i detyrimit në datën 31 dhjetor është 33 276 euro. shlyer gjatë vitit 564 euro.

Kredi pranë Raiffeisen Bank në vlerën 620 000 lekë me kohëzgjatje 60 muaj dhe këst mujor 15 600 lekë. Shlyer gjatë vitit 46 800 lekë, mbetur pa shlyer 889 200 lekë.

Viti 2009

Paga, shpërblime dhe dieta nga Drejtoria e Doganave vlera 1 260 300 lekë.

Paga e vëllait pranë postës Kavajë vlera 570 400 lekë.

Pensioni i Babait 149 200 lekë.

Pensioni i nënës 161 300 lekë.

Ka paguar gjatë 2009 vlerën prej 2176 Euro për shlyerje kredi e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 23 638 Euro.

LEXO EDHE:  Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

Ka shlyer gjatë viti vlerën prej 192 400 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 505 000 lekë.

Ka shlyer vlera 141 600 Lekë për kredi po ne bankën Raiffeisen për blerjen e apartamentit në Kavajë. Mbetur pa paguar vlerën prej 1 222 600 Lekë.

Viti 2010

Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 853 400 lekë.

Paga e vëllait pranë postës Kavajë vlera 570 400 lekë.

Pensioni i Babait 159 907 lekë.

Pensioni i nënës 135 660 lekë.

Paga e bashkëshortes, si shefe sektori politikash në A.SH.R. Tiranë, vlera 356 000 lekë.

Ka kursyer para në gjendjen kesh në vlerën 500 000 lekë burim të ardhurash nga paga.

Ka paguar gjatë 2010 vlerën prej 1740 Euro për shlyerje kredi e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 21 898 Euro.

Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 177 600 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 327 399 lekë.

Viti 2011

Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 776 340 lekë.

Paga e bashkëshortes, si shefe sektori politikash në A.SH.R. Tiranë, vlera 300 960 lekë.

Paga e bashkëshortes si mjeke part time pranë Qendrës Tregtare City Park me vlerë 108 000 lekë.

Llogari bankare në Tirana Bank vlera 108 000 lekë nga paga e bashkëshortes, mjeke pranë City Park.

Llogari bankare në Raiffeisen Bank vlera 40 000 lekë nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Pakësimi i Gjendjes Cash me 100 000 lekë

Ka paguar gjatë 2011 vlerën prej 1774 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 16 790 Euro.

Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 162 576 Lekë për kredi pranë bankës Raiffaisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 275 229 lekë.

Viti 2012

Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 806 874 lekë.

Paga e bashkëshortes në vlerën 237 600 lekë.

Ka paguar gjatë 2012 vlerën prej 1 790 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore, mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 15 643 Euro.

Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 189 206 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 118 385 lekë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime nga Drejtoria e Doganave vlera 694 638 lekë.

Paga e bashkëshortes në vlerën 247 428 lekë.

Paga e bashkëshortes si pjesëmarrëse në një projekt të Shoqatës së Pneumologjisë Shqiptare, në vlerën prej 2 650 Euro.

Zoti Sakja në deklarimin vjetor të vitit 2013, deklaron edhe zotërimin e në automjeti tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro e blerë me të ardhurat nga pagat e këtij viti .

Ka paguar gjatë 2013 vlerën prej 1 260 Euro për shlyerje kredie e marrë në Bankën Popullore( sot Societe Generale) mbetur pa paguar në datën 31 dhjetor totali prej 14 382 Euro.

Ka shlyer gjatë vitit vlerën prej 140 320 Lekë për kredi pranë bankës Raiffeisen, detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 0 leke.

Viti 2015

Blerje makinë Volsvagen,  2 500 euro.

Të ardhura nga paga, 694638 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 247 428 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mjeke, 2 650 euro.

Kredi  për 15 vite, ,në shumën 26 620 euro, kësti 149 euro.

Kredi bankare, 140 320 lekë.

Viti 2017 (deklarata fillestare)

Apartament Banimi me sipërfaqe prej 72 m2 në Tiranë me vlerë 50 400 Euro bashkëpronësi me Alma Tefericin, regjim pasuror martesor.

Kontratë Kredie për 15 vite me këst mujor 149 euro , ku vlera outstanding e kredisë për vitin 2017 është 9,493.66 euro.

Makinë tip Volksëagen golf 4, për të cilin deklaron vlerën prej 2 500 Euro në pronësi të bashkëshortes.

Paga si Kryetar Bashkie ne Kavajë ( paga Neto është 96 059 lekë në muaj) me vlerë prej 32 622 lekë.

Paga e bashkëshortes si mjeke në spitalin “Shefqet Ndroqi” në vlerën 127 919,21 lekë

Viti 2017

Të ardhura me vlerë 512 917 Lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë Kavajë për periudhën Korrik-Dhjetor 2017.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 1 126 395,4 Lekë nga paga si mjeke në Spitalin Shefqet Ndroqi.

Kontratë kredie me principal 20 000 Euro me afat 15 vjeçar, interes 6 620 Euro dhe këst mujor 149 Euro marrë në datë 26.09.2008. Gjendja e detyrimit në 17.08.2017 ishte 9 493,6 Euro dhe detyrimi i mbetur në 24.01.2018 është 8 892,8 Euro, nuk specifikohet vlera e shlyer në total gjatë vitit 2017.

Apartament me sipërfaqe 72 m2 në Tiranë me vlerë 50 400 Euro, në bashkëpronësi me znj.Alma Teferici.

Makinë tip Volksëagen golf 4 viti 1998, me vlerë 2 500 Euro në pronësi të bashkëshortes, e pandryshuar nga deklarimi i fundit./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dëshmia e Tahirit tek Krimet e Rënda/ ”Kryqëzohet” gjyqtarja Liljana Baku

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat: Ruçi gënjeu, nuk na i ka dhënë materialet e Prokurorisë për Tahirin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Kosove, Prokuroria heton perfshirjen e shtetasve ne ngjarjet e Kumanoves

LEXO EDHE:  Vijojnë hetimet për tërmetin/ Janë mbledhur dosjet e pallateve në Durrës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: