LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Takimi me Ramiz Alinë/ Bamir Topi rrëfen bisedën

20 Maj 2019, 16:09, Aktualitet CNA
Takimi me Ramiz Alinë/ Bamir Topi rrëfen bisedën

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi pak ditë më parë botoi librin e tij ?Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti?, ku ai ka rrëfyer eksperiencën e tij në politikë.

Ky libër nxorri në pah disa gjëra të pathëna më parë çka shkaktuan edhe debate në skenën politike.

Në një frgment të librit të tij Topi rrëfen takimin e tij me Ramiz Alinë në vitin 2009 në 80 vjetorin e Alfred Moisiut.

Bamir Topi për Ramiz Alinë

Ramiz Alia, ndonëse është njeriu më jetëgjatë, që shërbeu në komunizëm si përfaqësues i Rinisë Komuniste e deri Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, konsiderohet dhe njihet në historinë e kohës së ndryshimeve të sistemeve si Presidenti i Parë i Republikës dhe në këtë cilësi është trajtuar në marrëdhëniet protokollare të shtetit shqiptar. E kam takuar Ramiz Alinë në ceremonitë e Festës së Pavarësisë, ku komunikimi ka qenë i shkurtër dhe përshëndetës.

Një tjetër moment kur kam biseduar gjatë me Ramiz Alinë ka qenë në një darkë të organizuar nga Presidenti Moisiu në 80-vjetorin e lindjes së tij, në dhjetorin e vitit 2009. Ndonëse ishin të ftuar të gjithë presidentët, mungonte vetëm Sali Berisha. Pas një dreke që ka zgjatur rreth një orë, në largim e sipër, gjatë përshëndetjes kam pasur një bisedë të shkurtër dhe interesante me Ramizin.

Në përshëndetje e sipër filloi të japë vlerësime për situatën konfliktuale midis Presidentit dhe Kryeministrit, që korrespondonte me problemet politike të vitit 2009.

? Në këtë klimë kaq të ashpër, vlerësoj mënyrën e drejtimit të Presidencës për të qenë i baraslarguar dhe duke u bazuar thellësisht te ligji! ? u shpreh Alia.

Në ikje e sipër u shpreh se ?e shoh që ke një situatë të pazakontë?, duke pasur parasysh përplasjen e fortë me Berishën, të cilin e përkufizoi si një lider ?të ashpër dhe të pabesë?.

Unë, natyrisht nuk u ndjeva mirë me këtë lloj komunikimi, duke evituar përgjigjen me shumë diplomaci dhe e kalova bisedën diku tjetër, pasi nuk doja që të shprehja konsideratat e mia, aq më shumë te Ramiz Alia, për një njeri që, tek e fundit, kisha bashkëpunuar në politikë dhe sot kisha marrëdhënie të detyruara institucionale.

E lashë pa përgjigje shprehjen e fortë të tij, i cili kishte pritur rastin për ta thënë. Unë jam ?çliruar? ta them pas kaq kohësh, edhe pse Ramiz Alia është ndarë nga jeta, duke menduar që disa rrëfime ?të sikletshme? duhen thënë në mënyrë shumë autentike, sikurse e kërkon ky lloj rrëfimi për jetën.

Lajmet e fundit nga