LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet ndaj Bindjes Demokratike/Patozi: Reklamë falas

20 Maj 2019, 14:07, Aktualitet CNA
Sulmet ndaj Bindjes Demokratike/Patozi: Reklamë falas

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur mbi deklaratat e deputetit demokrat Sherefedin Shehu, i cili i doli në mbrojtje kësaj të fundit duke deklaruar se Bindja Demokratike nuk duhet sulmuar.

Patozi u pyet nga studio e Top Channel, nëse është ky një sinjal që Shehu po vjen drejt Bindjes.

?Ne jemi miq shumë të mirë, por Shehu nuk është pjesë e Bindjes. Nuk është deri më tani të paktën, por dyert i ka të hapura?.

Më tej ai foli dhe për sulmet e Partisë Demokratike dhe nëse pritet ndonjë kualicion i mundshëm.

?Të gjithë këto sulme, na bëjnë veçse reklamë falas. Ne po garojmë dhe PD thotë po na merr njerëzit, le të vijë dhe ajo, ne do marrim njerëzit tanë, ajo të vetët.

Sa i përket një kualicioni të mundshëm, ne nuk mund të bëjmë kualicion me diçka që nuk egziston. Partia Demokratike nuk ka të regjistruar as emrin, kështuqë në këto zgjedhje ne do të garojmë të vetëm?, shtoi më tej Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga