LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sipërmarrja mesazh politikës/ Gjeni një zgjidhje urgjente për krizën, po na dëmtoni

20 Maj 2019, 10:52, Aktualitet CNA
Sipërmarrja mesazh politikës/ Gjeni një zgjidhje urgjente

Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes private kanë dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë apeluar klasën politike shqiptare që të zgjidhet kriza.

Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi tha se kriza politike ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe bizneset e vendit dhe palët duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente.

?Situata sa vjen e po agravohet. Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndonjëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin.

Duhet t?i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrëh e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit.?-tha Bregasi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga