LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Së shpejti ndryshime në Instagram/ Ndërhyn tek "storyt" dhe mesazhet

20 Maj 2019, 15:33, Kuriozitete CNA
Së shpejti ndryshime në Instagram/ Ndërhyn tek "storyt"

Rrjeti social Instagram së shpejti do të vijë me një ndryshim. Tashmë do ta keni më të lehtë të shihni ?Storyt e miqve tuaj apo personave të ndryshëm në sektorin Search në Instagram.

Ky njoftim është bërë i ditur nga kompania e cila nëpërmjet një psotimi në Twitter iu ka bërë me dije përdoruesve se ky ndryshim do të vijë si pasojë e një interesi të lartë të tyre ndaj ?Storyt?.

Deri tani në këtë sektor shfaqeshin foto të personave të tjerë në bazë të atyre që ju keni kërkuar, ose keni shfaqur interes për ti parë, tashmë përveç fotove do të shfaqen dhe ?Storyt? që ata postojnë.

Ndryshimet nuk kanë fund. Gjatë muajve në vijim do të ndryshojë dhe mënyra sesi do të flisni me mesazhe. Rrjeti social ka menduar që të krijojë një aplikacion të veçantë për biseda, që do të quhet ?Direckt App?. Ky ndryshim i Instagramit ngjan njësoj me atë që Facebook bëri vite më parë, duke e krijuar aplikacionin ?Messenger?.

Lajmet e fundit nga