LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po ndihmon qeverinë?/ Astrit Patozi ka një përgjigje për të gjithë kritikët

20 Maj 2019, 07:36, Aktualitet CNA
Po ndihmon qeverinë?/ Astrit Patozi ka një përgjigje për

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, ka reaguar në lidhje me akuzat, se është në krah të qeverisë.

I ftuar në emsionin KAPITAL, në Vizion Plus, tha se nuk ka ndihmë më të madhe për qeverinë, sesa të ikësh nga zgjedhjet dhe t´i lësh mbështetësit e tu dhe shqiptarët në përgjithësi pa asnjë alternativë.

?Tani unë nuk e ndaloj dot as Lulzim Bashën dhe as këdo tjetër që të ketë një opinion për BINDJEN DEMOKRATIKE. Janë të lirë që të jenë skeptikë, të jenë mospranues, të jenë refuzues dhe kjo është e drejtë e tyre. Por unë kam një gjë për këdo që sot paragjykon BINDJEN DEMOKRATIKE, unë i them që na lejoni të gabojmë. Pra ne sot kemi vetëm projektin, nuk kemi asnjë aksion politik dhe aksioni jonë i parë politik do të jenë zgjedhjet e 30 Qershorit. Në rast se ne vërtet tregohemi që jemi në krah apo në ndihmë të Edi Ramës dhe rilindjes, shqiptarët do e ndiejnë nuk ka nevojë t´ja tregojë dikush tjetër. Por unë vetëm mund të them një gjë sot. Që në rast se ne konsiderohemi që po ndihmojmë qeverinë sot, unë them që nuk ka ndihmë më të madhe për qeverinë sesa të ikësh nga zgjedhjet dhe t´i lësh mbështetësit e tu dhe shqiptarët në përgjithësi pa asnjë alternativë.?-tha Patozi.

Më tej, ai u shpreh se në rast se nuk do të ishte BINDJA DEMOKRATIKE, sot do të kishim 61 bashki të fituara nga PS në tavolinë.

?Këtë mund t´a bëjë vetëm një force politike e papërgjegjshme sipas nesh. Pra, në rast se ne nuk do ekzistonim, ne që garojmë në 27 bashki, zgjedhja e kryetarëve të bashkisë do ishte si emërim drejtorësh. Kjo gjë është papërgjegjshmëri dhe e papranueshme për ne.?-deklaroi Astrit Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga