LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po kërkoni punë?/ Ky është vendi ideal

20 Maj 2019, 14:12, Aktualitet CNA
Po kërkoni punë?/ Ky është vendi ideal

Një nga vendet më të mira për të punuar në Britaninë e Madhe është kompania e marketingut ?Reddico?.

Në qoftë se bëhesh pjesë e satfit të kësaj kompanie mund të marrësh pushime kur të duash dhe sa të duash, mjafton që të mos dëmtojë biznesin.

?Është krejtësisht freskuese. E gjithë ideja është se ne jemi të gjithë të rritur dhe kemi të bëjmë me respektin e ndërsjellë??- është shprehur një prej punonjësve.

Falë këtyre politikave kjo kompani ka dyfishuar të ardhurat e saj. Kreu i Reddicos, Luke Kyte, vendosi të bashkohet me anëtarët e Netflix dhe Virgin Management duke i lejuar punonjësit të punojnë sa të duan.

?Shumica e bizneseve punojnë nga ora nëntë deri në pesë, por jo të gjithë punojnë më mirë në këtë orar. Është një përzierje e ndryshme kur njerëzit punojnë këtu, në varësi të stilit të tyre të jetesës, por orët që ata punojnë janë mjaft të ngjashme me një javë mesatare të punës.??-ka deklaruar ai.

Ndër të tjera shton:

?Ne monitorojmë stafin tonë për t?u siguruar që po marrin kohë të mjaftueshme, gjë që është me të vërtetë e rëndësishme.?

Lajmet e fundit nga