LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje në burg, vriten 32 persona në Taxhikistan

20 Maj 2019, 15:14, Aktualitet CNA
Përleshje në burg, vriten 32 persona në Taxhikistan

Tre zyrtarë të sigurimit dhe 29 të burgosur kanë vdekur gjatë një revolte që ka ndodhur në burgun e sigurisë më të lartë në Taxhikistan.

Revolta ka shpërthyer  rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, Dushanbe, ku militantët e dënuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) kanë vrarë me thika zyrtarët e sigurisë dhe të burgosur tjerë.

?Të burgosurit e revoltuar janë vrarë kur autoritetet kanë marrë masa për të stabilizuar situatën?, ka thënë ministria përmes një deklarate, pa dhënë detaje shtesë.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe muaj më parë në një tjetër burg të këtij shteti. Burime qeveritare i patën thënë Radios Evropa e Lirë në atë kohë, se të mbështetësit e dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik, që janë dënuar për ekstremizën dhe terrorizëm, kanë qenë mbrapa këtij sulmi./CNA.al

Lajmet e fundit nga