LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk do të funksionojë si më parë/Google ndërpret mbështetjen me këtë kompani celularesh

20 Maj 2019, 10:25, Aktualitet CNA
Nuk do të funksionojë si më parë/Google ndërpret

“Ne jemi në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve. Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe mbrojtjet e sigurisë nga Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në telefonat celulare Huawei”. Këtë ka thënë zëdhënësi i kompanisë Google i cili ka paralajmëruar bllokimin e firmës kineze të komunikimeve Huawei nga përdorimi i aplikacioneve ?vitale? si Gmail dhe YouTube në gamën e saj të telefonave të mençur.

Ata që do të preken më së shumti do të jenë celularët e rinj të lëshuar nga kompania dhe BBC njoftoi se masa vjen pasi administrata Trump goditi kompanitë e teknologjisë kineze dhe e shtoi gjigantin e telekomunikacionit në një listë të bizneseve që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë, dhe kjo i ka zemeruar perdoruesit e Huawei.

Njëlloj si Samsung apo LG edhe smarfonët Huawei funksionojnë me anë të sistemit të operimit Android dhe mesa duket këta të fundit tashmë janë në telashe.

 

 

 

Lajmet e fundit nga