LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një pishinë në çatinë e 'Notre Dame'? Zbulohet projekti i çuditshëm i arkitektëve

20 Maj 2019, 08:40, Kuriozitete CNA

Në muajin prill , djegia e katedrales së famshme ?Notre Dame de Paris?, u bë lajm viral në të gjitha mediat e botës dhe shumë njerëz u tronditën nga kjo ngjarje.

Por pasi zjarri u shua presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se ajo do të rindërtohej për 5 vite, pavarësisht punës së madhe që do.

Nga shumë projekte arkitektesh ajo që ka rënë në sy ishte projekti i kompanisë suedeze ?UMA?, që i shmangur çdo lloj tradite dhe karakterisitike të arkitekurës së shekullit të 12-të.

Ata kanë dizenjuar në vend të çatisë që tashmë është e rrënuar, një pishinë moderne, me konceptin që katedralja dueh të bëhet ?e njerëzve?. Sipas tyre, kjo ndërtesë nuk duhe të jetë si një ishull i vetmuar, duhet ti përkasë të gjithë qytetit. Nisur nga kjo, ata propozojnë që në majë të saj të ndërtohet kjo pishinë:

Pavarësisht të gjithë këtyre ideve inovative, ekspertët e trashëgimës mendojnë se dizajnet duhet ti përshtaten më shumë mënyrës se si katedralja ishte dhe modelet të jenë sipas periudhës kur është ndërtuar origjinalisht. Sipas tyre nëse ruhet tradita e ndërtimit gotik, ndërtesa do të vazhdojë të ruhet dhe për 1000 vjet të tjera.

Lajmet e fundit nga