LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliarderi me “zemër të madhe”/ Paguan detyrimet për 400 studentë

20 Maj 2019, 13:54, Kuriozitete CNA
Miliarderi me “zemër të madhe”/ Paguan detyrimet për

Një nga miliarderët më të mëdhenj në botë Robert Smith ka marrë përsipër të paguajë detyrimet studentore për 400 studentë.

Robert Smith është njeriu më i pasur me ngjyrë në SHBA me një llogari prej 5 miliardë dollarësh.

Sipas Forbes ai ka dhuruar 1.5 milionë dollarë  për Morehouse College për bursa dhe krijimin e një parku të ri.

Në vitin 2016 Smith dhuroi 50 milionë dollarë për universitetin Cornell i cili ka marrë emrin e njërës prej mësueseve të tij, për të mbështetur shkollën e saj kimike dhe biomolekulare inxhinierike si dhe studentët e inxhinierisë.

Gjithashtu është një prej themeluesve të ndërmarrjes investuese Vista Equity e cila zotëron një capital prej 46 miliardë dollarësh.

56-vjeçari miliarder është besimtar dhe njeri shumë bujar. Ai është një nga donatorët themelues të Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës së Afrikës, duke dhuruar 20 milionë dollarë në muze para hapjes së tij.

Smith është gjithashtu themelues dhe president i Fondacionit II, i cili siguron grante për shkaqe të tilla si të drejtat e njeriut, mjedisin, edukimin muzikor dhe ?ruajtjen e përvojës afrikano-amerikane?.

Ai është i martuar me një modele Playboy në vitin 2015 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Lajmet e fundit nga