LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani publikon shkrimin e medias gjermane/ Kujton videon Meta-Prifti

20 Maj 2019, 11:19, Aktualitet CNA
Manjani publikon shkrimin e medias gjermane/ Kujton videon Meta-Prifti

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka publikuar sot në rrjetet sociale, një shkrim të gazetës Die Presse, ku flitet për videon Meta-Prifti, dhe ku ndër të tjera shkruhet se videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike.

Duke cituar shkrimin, Manjani bie dakord me konkluzionet e tij kur thotë se: Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike, duke marrë shembullin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, dhe videopërgjimit që iu publikua nga ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti.

Në shkrimin e medias austriake thuhet se video e Metës tregonte për një aparat qeveritar të kapur në marrëveshje korruptive, po që përgjimi nuk u pranua kurrë si dëshmi.

?Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u lirua më pas nga akuzat në gjykatë. Duke qenë se ai drejtonte një parti që gjendej mes dy partive më të mëdha në vend, ai u kthye sërish në pozita drejtuese si kryetar Kuvendi dhe si President i shqiptarëve.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Ajo tregon ministrin e jashtëm dhe zëvendëskryeministrin që diskutojnë për një rryshfet prej 700,000 eurosh, për të dhënë kontratën për një tender për një hidrocentral?,thuhet mes të tjerave në shkrimin e ??Die Presse?.

Manjani shkruan se standartin perëndimor që na e solli Kurz, ish-kancelari i Austrisë, Rama nuk e pranon gjëkundi, por lutet të bashkohet dhe të jetojë me problemin.

Postimi i plotë i Manjanit:

Videot në flagrancë, jo gjithmonë të mbyllin karrierën politike- thotë ky shkrim i gazetës Die Presse.

Plotësisht dakort me konkluzionin.

Por, ajo çfarë thotë shkrimi është se si Rama, në dallim nga Kurz e pranoi koalicionin me Metën. Dhe jo vetëm aq, por e bëri dhe President…

Pra, standartin perëndimor që më së fundi na e solli në vemendje Kurz, nuk e pranon gjëkundi Rama.

Kurz u nda nga problemi, Rama lutet të bashkohet dhe jeton me të…

Kur dështon me “problemin politik” Meta, bëhet me “krye-problemin elektoral” Niçe…

Për dorëheqje e zgjedhje të parakohshme, as se çon nëpër mend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga