LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

20 Maj 2019, 13:40, Aktualitet CNA
“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana ka rrëfyer në studion e emisionit “Me zemër të hapur” dramën e jetës së saj ku u dashurua me një djalë dhe vendosën të martoheshin.

Këtë martesë 25-vjeçarja e ka quajtur të detyruar për shkak të kushteve që kishte në familje me babain dhe me njerkën e cila e dhunonte. Nga kjo martesë erdhën në jetë 4 fëmijë. Teksa rrëfen për martesën, ajo thotë se ishte një tmerr i padurueshëm.

E reja tregon se bashkëshorti e dhunonte, nuk punonte dhe madje as nuk interesohej për të dhe fëmijët. E gjendur në rrethana të tilla ajo arriti të merrte 2 urdhëra mbrojtjeje pasi dhunohej nga bashkëshorti dhe kërkoi menjëherë divorcin në gjykatë.

Prej 2 vitesh tashmë janë të divorcuar,. Ajo ka marrë kujdestarinë e fëmijëve, por ai nuk ka dhënë në asnjë moment asnjë kontribut për ta. Në shtëpi me qira dhe në kushte ku mbijetesa është e pamundur pasi nuk mundet dot as të punojë. Ajo ajo ka kërkuar të shkojë jashtë vendit e të bashkohet me familjarët e saj.

Ish-bashkëshorti i saj nuk e pranon këtë gjë, madje është betuar që s?do lejojë kurrë që fëmijët e tij të jetojnë jashtë.

25-vjeçarja kërkon ndihmë, pasi nuk sheh më asnjë mundësi për të siguruar jetën e saj dhe të fëmijëve.

Ajo rrëfehet:

Familja e burrit nuk më ka dashur se kisha vajza. E para ishte e dëshiruar, e donim shumë. Kur ngela shtatzënë me të dytën dhe linda nuk erdhi askush në spital e as me të tretën. Ndërsa në lindjen e katërt, që linda djalin u mbush spitali plot. U habit dhe doktoresha. Kur ngela shtatzënë me fëmijën e katërt, asnjë nuk donte. Atë fëmijë e kam falë motrës sime. Ajo më tha mbaje se do të ndihmoj unë për gjithçka. Më ka paguar gjithçka. Dhe borxhet në dyqan (qan). I kam jetën time borxh, çfarë ka bërë për mua motra. Për hatër të saj kam katër yjet.
Kisha frikë të dilja. Ai donte të bashkohej me mua por nuk mund të bashkohesha sepse më shkoi jeta tortura. Kur ika nga shtëpia një natë më torturoi më rrahu. Kam ikur dhe të nesërmen i kam marrë fëmijët se nuk mi la. Ai më ka kërcënuar dhe ndaj mora urdhër mbrojtje. Më kërkoi të bashkoheshim por unë s?mundesha kur mendoja torturat.
Gjykata ka thënë që të paguajë 120 mijë lekë për fëmijët por nuk m?i ka dhënë asnjëherë.?Ajo kërkon ndihmë për problemin e saj që të mund të lëvizë jashtë vendit dhe të punojë e mbajë fëmijët e saj./Burimi:Balkanweb

 

Lajmet e fundit nga