LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liderë, na e kurseni militantizmin në Diasporë!

20 Maj 2019, 08:14, Aktualitet CNA
Liderë, na e kurseni militantizmin në Diasporë!

Nga Ervin Gjonaj

Liderë, shumë liderë??pa Lidership!

Nëse do i kthehesha një shprehjeje të Konicës mund t?a kisha thënë edhe kështu ??Shqiptarë u kam dh? nuk u mora vesh një herë??. Për shumë e shumë arsye, por diçka më ka bërë përshtypje shumë, sidomos në Komunitetin shqiptar në Britani. Është një komunitet 20 vjeçar në Britani, jo i shumtë në numër duke e krahasuar me Diasporën tonë në Amerikë, Itali apo Greqi. Duke ndjekur rrjetet sociale ku jane disa faqe të këtij Komuniteti në Britani lexoj shpesh pakënaqësitë e tyre kundrejt Qeverisë dhe politikës, politikanëve në Shqipëri. Një pakënaqësi pothuajse në të gjitha rastet, e mirëargumentuar dhe e bazuar në një logjikë të shëndoshë dhe e orientuar me bazë perëndimore. Por në realitet ndryshojnë gjërat!

Duke marrë shkas nga një vizitë në Londër e z.Lulzim Basha për një takim me Komunitetin, më la një hidhërim vetëm në një pike: boll me militantizma! E mirëkuptoj faktin se takimi ishte i organizuar nga dega e PD Londër dhe patjetër simpatizantët e saj do ishin të pranishëm, me brohoritje dhe elozhe për Kryetarin e PD. Kjo është shumë normale. Por u kthyem përsëri në origjinë, edhe pse të integruar në Britani. Thirrjet në sallë ??Rama ik?? e shoqeruar dhe me ??parullat?? që hidhen në këto raste, me bënë pershtypje sepse në këtë rast kemi ikur ne, e jo Rama! Rama është në Shqipëri dhe t?i them unë ?Rama ik? nga Britania është cinizëm! Ky cinizëm të çon në militantizëm, ku ka militantizëm ka cinizëm! E këtë na e kurseni ju lutem!

Fjala e Kryetarit të Opozitës drejtuar të pranishme ishte mbresëlënëse, sepse ne vend qe te ishim  ?Ne?, salla, që t?i kërkonim llogari Politikanëve nga Shqipëria, na kerkoi llogari ai! Na kërkoi llogari sepse ne i kemi lënë politikanët tanë të bëjnë çfarë kanë bërë deri më sot në Shqipëri. Personalisht u struka në karrige? isha fajtor!

Fjala e Bashës vijoji: e dini ju se këtu ku jetoni iu janë prerë koka Mbreterve kur këta kanë punuar kundër popullit të tyre?! Salla shpërtheu me ?Rama Ik?, ?Basha Basha?, dhe ?Sali Berisha Sali Berisha Sali Berisha??.?

U struka më thellë në karrige. ?Nuk ka mundesi? thashë me vete që një Komunitet të jetojë prej 20 viteve këtu e të vazhdojë të glorifojë individë.

Në vend që salla të shpërthente kundrejt politikanëve që kishte përballe, kundrejt Lulzim Bashes ku në të gjitha Ministritë që ka shërbyer ka përfunduar në Prokurori. Ministër i Jashtëm, shiti detin e përfundoi në Prokurori ku Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. E nëse nje Mbret në Britani do t?a bënte do t?i pritej koka, por Bashës iu thur elozhe. Ishte Ministër Transporti, përfundoi në Prokurori si i akuzuar për vjedhjen e mbi 200 milion Eurove, ia hodhi me raporte mjekësore e vizita në Hollandë. Një Mbreti në Britani në këtë rast i pritet koka,- tha Basha, me elozhe nga salla. Ishte Minister i Brendshëm, 4 protestues u vranë, u bë ç?mos që të mos hetohej e në fund u dënuan 2 Gardianë. Nëse një Mbret do vriste 4 protestues, do i pritej koka,- tha Basha. Por salla u çua në këmbë me thirrjen ?Basha Basha Basha???

Tani ai është Kryetar opozite, i shoqëruar nga Fatmir Mediu në këtë takim, ku 26 të vrarë në Gërdec, nuk e bënë sallën të kërkonin llogari se si akoma një politikan si Mediu me 26 vrasje në kurriz, Kryetar i një Partie ku në asnjë rast brenda saj nuk janë bërë zgjedhje të lira, mori fjalën dhe tha se kjo Qeveri që qeveris sot është ilegjitime sepse ka vjedhur votat. Po ashtu edhe Basha bëri thirrje se pa zgjedhje të lira Shqipëria nuk ecën përpara. E vertetë! Po zotit Basha ne duhet t?i kujtonim se ashtu jeni akuzuar edhe ju në 2009, Qeveria që erdhi në pushtet në 2009 u akuzua për vjedhje votash. E pra z. Basha pse nuk lejuat hetimin e atyre zgjedhjeve, por vrapuat të digjnit materialet zgjedhore dhe kutite ku ishin votot që ju u akuzuat sebsi i vodhët? Po salla brohoriti ?Basha Basha?, ?Rama ik?..?

U zgjodhe Kryetar Bashkie ku pas shumë manipulimeve i numëruat votat e prapë fitoi kundërshtari me 10 vota. Pastaj iu kthyet kutive dhe i hapët , i rinumeruat ashtu siç dini ju të numëroni dhe fituat. Nëse një Mbret do fuste duart në kutitë e votimit do t?i pritej koka.

Po ty Lulzim, çfarë duhet të të presim pas gjithë këtyre që qëndrojnë në kurrizin tënd? Të të presim në 4 pjesë e t?i shpërndajmë në të 4 anët ashtu siç i pritej koka një Mbreti që të bëhej mësim për të tjerët, të bëhesh edhe ti mësim për të tjerët që na kanë vjedhur, abuzuar e mohuar të drejtat tona. Por jo, jetojmë në demokraci, në atë që ju nuk e njihni si Lider i Opozitës. Bën protesta ku rend si maratonomak për t?a futur Opozitën në qorrsokak, e jo për t?a bërë opozitën alternativë për t?a rrëzuar Ramën. Këtë duhej t?i kerkonte salla: të qenurit alternative!

Por salla u uzurpua nga militantizmi, një militantizëm idiotesk, pa baza, pa eufori por thjesht militantizëm i inercisë së glorifikimit të kultit të individit ku kulmoi me thirrjet ?Sali Berisha Sali Berisha?. Militante të djathtë. Të thekur, por në zgjedhjet në Britani votojnë Laburistët sepse kaq u thotë militantizmi cinik.

Jam i sigurt që e njëjta gjë do ndodhë edhe me Kryetarin e mazhorancës, pothuajse me çdo politikan. Akoma nuk po çlirohemi.

Një gjë të fundit do iu kërkoja politikanëve Shqiptarë. Kur vini këtej na kurseni militantizmin. Nëse doni t?i masni forcat dhe sa u vlen lëkura përballe bashkëatdhëtarve tuaj, lërjani organizimin e takimeve dikujt që s?ka të bëjë me Partinë tuaj, lërjani një Universiteti, lërjani një gazetari të huaj, lërjani një doktori, sociologu, arkitekti, inxhinieri etj. Se kur takimet i organizon Partia, vaj medet Shqipëria!

Lajmet e fundit nga