Connect with Us

Jo si Elvana dhe Ermali/ Armina Mevlani ka qenë vërtetë në festivalin e Cannes

Aktualitet

Jo si Elvana dhe Ermali/ Armina Mevlani ka qenë vërtetë në festivalin e Cannes

Publikuar

-

Javën e kaluar u zhvillua një nga eventet më të rëndësishme të filmit, Festivali i Cannes. Në tapet parakaluan yjet më të mëdha të kinematografisë si dhe personazhe të tjerë të njohur.

Një video e postuar nga Elvana dhe Ermali ku tregonin se ishin në Canne dhe po parakalonin në tapetin e kuq bëri bujë të madhe në media.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por mesa duket nuk ka qenë e vërtetë. Sipas “Panorama Plus”, Elvana dhe Ermal Mamaqi ndodhen vërtetë në Kanë, por jo në festivalin e mirënjohur, ku shfaqen filmat më të mirë nga e gjithë bota, por në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.

LEXO EDHE:  Robert Aliaj rikthehet pas në kohë dhe rrëfehet/ “Më kanë heq nga festivali, mund të futesha në burg”

Por ndryshe nga dyshja blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani ka qenë vërtetë në festivalin e Cannes dhe ka parakaluar në tapetin e kuq.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Turizmi dimëror në Jug/ Ujërat termale të Bënjës po kthehen gjatë fundjavës në një qendër turistike natyrore

Publikuar

-

Nga

Turizmi dimëror në Jug, ujërat termale të Bënjës po kthehen gjatë fundjavës në një qendër turistike natyrore

Turizmi dimëror në jug të Shqipërisë ka një kryeqendër. Ajo është Ujërat Termale të Bënjës. Këtu vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë vendit po vijnë për të kaluar disa orë të këndshme. Megjithëse temperaturat janë nën zero, janë të shumtë turistët që po zgjedhin këtë pikë natyrore .

“Shikoni çfarë mrekullie. Këtu është ujë i ngrohtë mineral. Aty përballë ke malin e Nemërçkës me dëborë. Këtu ke një luginë që duhet të kesh ca mjete për t’u futur, por që ka një mrekulli të paparë. Ata që e kanë vizituar kanë ngelur të mahnitur”, shprehet një qytetare.

“Ne po ja kalojmë aq mirë, saqë themi që kurrë nuk kemi qenë më mirë. Ta frekuentojmë natyrën shqiptare, sepse është parajse në tokë”, thotë një tjetër.

Fare pranë burimeve natyrore të Bënjës ndodhet dhe fshati me të njëjtin emër. Rruga e amortizuar i ka frenuar vizitorët, por disa prej tyre arrijnë të zbulojnë këtë fshat 400-vjeçar, i vlerësuar nga qeveria si Qendër e Mbrojtur Historike.

LEXO EDHE:  Kinë, nis viti i Deles, festimet shumëngjyrëshe

LEXO EDHE:  Robert Aliaj rikthehet pas në kohë dhe rrëfehet/ “Më kanë heq nga festivali, mund të futesha në burg”

“Ka qenë kishe me emër, vinin njerëzit flinin 40 ditë këtu. Ka shëruar shumë njerëz. E thoshin pleqtë që bën ferkë. Tani vijnë, po rrallë, nuk vijnë shumë. Ja, një copë rrugë s’e bëjnë, sa do kushtojë?” shprehet një qytetare.

Lumi Langarica, fshati Bënjë dhe burimet termale po kthehen në një qendër turistike natyrore mjaft të frekuentuar gjatë dimrit. Turistët dhe banorët janë në pritje të investimeve të munguara për infrastrukturën turistike dhe atë rrugore./Euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kosovarët kalojnë fundjavën në Shqipëri/ Radhë kilometrike në Morinë

Publikuar

-

Nga

Kosovarët kalojnë fundjavën në Shqipëri/ Radhë kilometrike në Morinë

Qytetarë të shumtë nga Kosovës kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri, kryesisht pranë bregdetit, duke u favorizuar kështu nga moti me diell dhe temperatura të larta.

Kjo ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Morinës drejt Kosovës.

Radha e mjeteve është e gjatë duke bërë që qytetarët të presim me orë në kthim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Talebanët thirrje SHBA/ Të largohen nga Afganistani deri më 1 maj

Publikuar

-

Nga

Talebanët thirrje SHBA/ Të largohen nga Afganistani deri më 1 maj

Talebanët kërkuan të dielën që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të largohen nga Afganistani deri më 1 maj, në përputhje me një marrëveshje paqeje që grupi kryengritës nënshkroi me Uashingtonin një vit më parë.

Në një deklaratë për gazetarët, grupi paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndryshuar këtë plan “është e dënuar të dështojë.”

Talibanët thanë se ata i janë përmbajtur plotësisht mirëkuptimit që synon t’i japë fund luftës afgane e cila ka zgjatur dy dekada. Ata i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë pjesën që i takon të asaj që grupi e quajti marrëveshje “historike”.

Administrata e Presidentit Biden po e rishikon marrëveshjen e arritur nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump, me kryengritjen afgane dhe po vendos nëse do të tërheqë 2500 trupat e mbetura amerikane nga Afganistani për t’i dhënë fund luftës, më e gjata e Amerikës deri më sot.

LEXO EDHE:  “Vesha 7 palë geta në festival!” Eranda Libohova rrëfen historinë qesharake të viteve më parë

LEXO EDHE:  Kinë, nis viti i Deles, festimet shumëngjyrëshe

Aleatët e SHBA të udhëhequr nga NATO-ja, kanë më pak se 10,000 trupa në vend.

Procesi i rishikimit erdhi për shkak të akuzave të përhapura se talebanët nuk i kanë respektuar premtimet, përfshirë ato për të shkëputur lidhjet me al-Kaidën dhe grupe të tjera terroriste që kërcënojnë SHBA dhe sigurinë e aleatëve të tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE