LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ivi Kaso, "kamikazi" që prokuroria nuk i heton pasurinë

20 Maj 2019, 11:36, Aktualitet CNA
Ivi Kaso, "kamikazi" që prokuroria nuk i heton pasurinë

Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë,  konsiderohet si një ndër aspektet bazë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Por, kjo duket se ka mbetur vetëm në teori, pasi në praktikë, ndodh e kundërta.

Jo mbi pak zyrtarë të lartë të cilët ka dyshime se nuk e kanë deklaruar të gjithë pasurinë që disponojnë.

Nëpërmjet manovrimeve të ndryshme, ata kanë tentuar të hedhin mjegull mbi pasurinë reale që kanë.

Një nga këta zyrtarë të lartë, duket se është edhe sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i cili dyshohet se ka manipuluar me pasurinë, duke u fshehur atë.

CNA.al  ka raportuar më herët duke iu referuar burimeve të sigurta se Ivi Kaso ka nënshkruar një kontratë porosie me një kompani private, në një nga zonat më të preferuar luksoze të kryeqytetit.

Kontrata e porosisë shkon në vlerën 600 mijë euro apo 1 miliard lekëve.

Por, në kohën që është diskutuar miratimi i Vettingut në politikë, Kaso e ka anuluar këtë kontratë porosie.

Çështja nuk qëndron se ka nënshkruar ai apo jo një kontratë porosie, por se ku i gjeti paratë që nuk janë pak, por 1 miliard lekë, për të blerë këtë pasuri.

Prokuroria në këtë rast nuk duhet të heshtë, por të fillojë hetimet sipas detyrës zyrtare apo ex officio.

Thënë më qartë, Prokuroria duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe barrën e provës e ka Kaso.

Pasi në pasurinë që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI, duket se nuk ka fonde të mjaftueshme, edhe sikur të shesë pasurinë që ka për të blerë një pasuri tjetër prej një miliard lekë.

Kaso e ka pranuar gjatë një komunikimi me CNA.al, se ka pasur një kontratë porosi.

Por kur i është thënë se ajo që bën përshtypje në këtë rast, është se si mund të porositet një objekt me vlerë gati 1 miliard lekë, kur te ardhurat në vite nuk e justifikojnë, ai ka heshtur duke mos u përgjigjur./CNA.al

Hije dyshimi mbi pasurinë e Ivi Kasos/ 1 miliardë lekë patundshmëri të pajustifikuar

Ivi Kaso si gjyqtar/ 20 000 euro në dasëm, shtëpi e prona me paratë e vëllait?

Lajmet e fundit nga