LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

20 Maj 2019, 16:43, Aktualitet CNA
Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth.

Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme, teksa humbën kontaktet mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore.

Pas orë kërkime nga policia, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës ka falënderuar gjithashtu banorët e zonës, për angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit.

Njoftimi i policisë:

Policia  e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit. Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes  së rrugës apo kontakteve.

#bashkëpërnjëturizëmtësigurt

/CNA.al

Lajmet e fundit nga