LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja "339"/ Artan Hoxha: Janë evidentuar pesë grupe kriminale

20 Maj 2019, 20:43, Aktualitet CNA
Dosja "339"/ Artan Hoxha: Janë evidentuar pesë grupe

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, theksoi nga studio e emisionit ?Opinion? se dosja “339” është shumë herë më e madhe sesa shitblerja e votës.

Hoxha deklaroi se në dosjen “339” janë evidentuar 5 grupe kriminale, që ndërveprojnë me njëri tjetrin e janë të shtrirë edhe jashtë territorit të Shqipërisë.

?Dosja 339 ka nisur si hetim kundër një organizte kriminale. Deri tani është dosja e parë që rezulton të kemi vetëm një kartelë, që do të thotë përdoren lidhjet politike. Nga hetimi janë evidentuar 5 grupe kriminale të cilët ndërveprojnë me njëri tjetrin. Nga hetimet rezulton se përveç territorit të Shqipërise e kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Britani, Gjermani, Holandë, Kosove. Të pesta këto grupe bashkëpunojnë si brenda dhe jashtë territorit, dhe përmendin emra dhe si ai i Klement Balilit. Dosja duhet çuar deri në fund për të goditur një kartele, më shumë sesa ndikimi për të blerë ca vota në Durres?,-tha Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga